5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Nuk lindë e as nuk vdes asgjë pa lejen e Zotit” – edhe Pacolli i reagon Saranda Bogujevcit

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dje nga Kuvendi i Kosovës konfirmoi se do të bëhet nënë pa pasur një burrë, përkatësisht me fertilizim të asistuar mjekësor. Ajo tha se ka vendosur t’i besoj shkencës. Ky deklarim i saj ngjalli shume reagim. Sot i ka reaguar edhe ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.

- Advertisement -

Pacolli i cili ka publikuar një fotografi ku shihet prapa xhamia mes tjerash ka shkruar se “se nuk lind asgjë pa lejen e Zotit”.

“Nuk ka Zot tjetër pos Krijuesit të çdo gjëje, në dhe mes tokës e qiellit! Nuk lindë e as nuk vdes asgjë pa lejen e tij! Sot, është ditë e veçuar nga ditët e tjera të javës! Qoftë i pranuar ky Namaz dhe lutjet tona, inshaAllah”, ka shkruar Pacolli.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -