17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Nuk ishte dita e tij, kjo i ndodhi Florian Markut në Londër

- Advertisement -

Boksieri Florian Marku ka pësuar humbje nga britaniku Chris Kongo.

- Advertisement -

Ky është vendimi i gjyqtarëve, 96:94, 98:93 e 98:92.

Dhjetë runde me emocione për tifozët, me goditje të shumta qoftë njërës palë dhe palës tjetër por britaniku ngadhënjeu për një fije të flokut ndaj trimit shqiptar.

- Advertisement -

Rundi i dhjetë, rundi i fundit.

Rundi i nëntë, emocione në mesin e tifozëve, Marku në vështirësi.

Rundi i tetë është i baraspeshuar dhe boksierët ishin të kujdesshëm.

- Advertisement -

Rundi i shtatë, Marku ka goditur disa herë me të majtën kundërshtarin. 

Rundi i gjashtë, Kongo po sulmon, Marku po kërkon grushtin e hekurt për të kryer me nokaut.

Rundi i pestë, Marku po has në vështirësi ndaj britanikut. Publiko brohorasin Marku, Marku, Marku.

Rundi i katërt, Florian Marku po e kërkon fitoren me nokaut.

Rundi i tretë, atmosferë e zjarrtë në “Arena 02” në Londër. Të dy boksierët po japin maksimumin.  

Rundi i dytë, Florian Marku po lufton.

Rundi i parë. Meç i luftuar mes shqiptarit dhe britanikut.

Chris Kongo del në ring. Florian Marku drejt ringut, shpërthen atmosfera.

Florian Marku do të rikthehet sonte në ring. Pak minuta na ndajnë nga meçi i madh.

Boksieri shqiptar do të luftojë kundër anglezit, Chris Kongo.

Meçin mund ta ndiqni këtu.

Ky meç do të zhvillohet sonte më 31 mars, në “O2 Arena” të Londrës.Tashmë koha ka ardhur dhe meçi i Florian Markut po afrohet.

Vetëm edhe një meç do të zhvillohet para se Florian Marku të ngjitet në ring.Këtë meç mund ta shikoni në televizionin shqiptar, Klan Plus.

Meçi pritet të fillojë pas rreth 40 minutave

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -