5.3 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Nga Londra dhe Berlini “gozhdojnë” Vuçiqin: Ky person merr vesh vetëm me forcë, sa të jetë President nuk ka BE për Serbinë!

- Advertisement -

Ndërkombëtarët janë alarmuar nga deklarata e Aleksandër Vuçiç një ditë më parë, por dhe sjelljet e tij të vazhdueshme sa i takon Kosovës.

- Advertisement -

Presidenti serb arriti deri aty sa tu kërkojë ndërkombëtarëve që të zgjedhin se me kë janë, me Prishtinën apo me Beogradin, teksa madje kërcënoi edhe me luftë.

Marrë shkas nga kjo deklaratë, Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, gjatë së martës kanë diskutuar për situatën në Kosovë. Po ashtu, është folur edhe për zgjedhjet në Serbi, agjendën nacionaliste të Vuçiçit, si dhe marrëdhëniet Serbi-Rusi.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, tha se e vetmja mënyrë për të bindur Serbinë është “dhuna”. “Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet”, duke shtuar se njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë vetëm forcën.

Ndërsa, deputetja britanike, Alicia Kearns, e ndërpreu Robertsonin, duke thënë se nuk ka ndonjë shembull në të cilën Britania në katër vitet e fundit ka treguar forcë.

Robertson ia ktheu: “Kjo është ajo që duhet të bëjmë”.

- Advertisement -

Ndërsa, ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, duke folur për sulmin e Banjskës, tha se Britania duhet të pyesë miqtë në Bashkimin Evropian se çfarë kanë bërë me raportin e qeverisë së Kosovës për sulmin terrorist të grupit serb të armatosur.

“Është dorëzuar në Bruksel në janar, ja ku jemi në mes të marsit. Çfarë po bëjnë ata për këtë?”, pyeti Cliff.

Ndërkohë, ditën e sotme një reagim të fortë bëri dhe Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Ai foli për kërcënimin e Vuçiç një ditë më parë, duke i dërguar mesazh të qartë presidentit serb.

“Presidenti Vuçiç keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Kosova ose Bashkimi Evropian”. Por, Vuçiç ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka thënë Roth.

Theksojmë se sot Vuçiç ishte ai që uroi Putinin për fitoren, teksa ju ankua dhe për Kosovën.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -