9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Në Radevë afër Prishtinës ka lindur një fëmijë me dy gjini

- Advertisement -

Në fshatin Radevë të Prishtinës ka ndodhur një ngjarje e rrallë. Një fëmijë i familjes Bajrami ka lindur me dy gjini. Në një intervistë për Nacionalen, Visar Bajrami, babai i fëmijës me dy gjini (intersex) ka treguar se si e kuptoi rastin.

- Advertisement -

Në storien e gazetares Anita Nikaj, Bajrami ka thënë se “nuk ka parë kurrë në jetë” një ngjarje të tillë.

“Më ka lindë një vajzë me dy gjini, në spitalin e Prishtinës. Vallahi s’di çka me të thanë, rëndë. Nuk kam pa kurrë në jetë dhe nuk kam dëgju kurrë, por çka me bo, çka vjen prej zoti. Edhe ata (mjekët v.j.) m’kanë thënë nuk kemi pa kurrë as ne qështu, nër 1 milion, 1 ndodh qështu.” – tha ai.

- Advertisement -

Bajrami ka treguar se janë duke vazhduar me analiza rreth fëmijës.

“Jemi duke u marrë me analiza me çikën, mjekët nuk më kanë thanë që është diçka që kryhet shumë shpejt, që është pozitive që munden me bo për vajzën, por nuk e di të këqyrim te kontrollat më pastaj” – shtoi ai.

- Advertisement -

Bajrami ka rrëfyer arsyen se pse e regjistroi fëmijun si vajzë.

“Sipas mjekëve, rezultatet që ia kanë bërë, ka rezultu me qeliza të vajzës dhe e kemi regjistru për vajzë. Dy muaj ka qëndruar në spital, edhe pasi e kemi regjistru. Kur i kemi marrë rezultatet e analizave, e pamë që është me qeliza të femrës dhe e kemi regjistru si femër.” – vazhdoi ai./Nacionale

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -