9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

“Mjekroshat dhe Brigada e Veriut”/ Eksperti alarmon Kosovën, tregon skenarët serbë

- Advertisement -

Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, mund të prodhojnë situata interesante dhe tensionuese në Kosovë.

“Zgjedhjet ne veri të vendit mund të prodhojnë një situatë interesante me impakt deri në nivelin më të lartë politik në vend me ingirenca ndërkombëtare”, thotë Shala, sipas të cilit, procesi zgjedhor i 23 prillit do të përcaktohet nga tre faktorë.

- Advertisement -

“ a. Faktori i takimit të 3 prillit në mes përfaqësuesve politikë Kosovë-Serbi, b. Vendimi i mundshëm i Gjykatës Kushtetuese për shkelje në procesin e zgjedhjet Presidenciale, c. Ri-formatizim i qeverisë Kurti para datës 23 prill”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Drizan Shala

Sipas tij, në rast se procesi ndodh siç parashihet, atëherë këta mund të jenë skenarët që e presin Kosovën.

- Advertisement -

“Bllokohen rrugët për të dërguar materialin senzitiv në veri të vendit, dhe kështu në aspektin logjistik nuk ka hapësirë për hapje të qendrave të vendovotimeve. – Tentativë për të djegur materialin pasi të këtë mbërri në qendrat e vendvotimit kur ato të jenë në orët e pasdites në mbyllje duke llogaritur grupet e Beogradit pjesëmarrjen më të madhe të qytetarëve të komunitetit serb”, deklaron Shala.

Më tej, ai alarmon Kosovën për aktivizimin e grupeve të Beogradit të cilat veprojnë në Kosovë.

“Nga këto dy skenare mund të presim aktivizim të grupeve të Beogradit siç janë Mjekroshat, Briagada e Veriut si dhe strukturat shtetërore të Serbisë në tentative për të rritur presionin që të ketë një afat të ri zgjedhor në veri të vendit për ta regjistruar subjektin aktual Lista Serbe (gjasat janë të vogla për arsyje të sanksioneve nga DASH për krerët e këtij subjekti që janë vendosur në listën e zezë ) apo një subjekt të ri politik “Serbia e Bashkuar” me kryetar të ri Nenad Gjuriq si person që mund të shitet si njeri pa ndjekje penale me që ka një afërsi të mirë më Aleksandër Vuçiqin”, shpjegon Shala.

- Advertisement -

“Por gjitha këto do të jene dinamike brenda javës së parë të muajt Prill do të vërehet diskursi dhe orientimi se si do të rrjedh i gjitha procesi para dhe pas zgjedhor në tri komunat në veri”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -