17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Mijëra raketa serbe në Ukrainë, iu hy fitiIi ndërmjet veti Serbisë e Rusisë

- Advertisement -

Moska ka shprehur sot “shqetësimin e saj” pas raportimeve se aleatja e saj, Serbia ka dërguar me mijëra raketa në Ukrainë.

- Advertisement -

Sipas raportimeve të fundit, fabrika shtetërore e armëve në Serbi ka dërguar 3500 raketa në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se Moska po i ndjek zhvillimet me kujdes, ndërsa shtoi se mundësia e armatosjes së Ukrainës nga ana e Serbisë do të vinte seriozisht në pikëpyetje marrëdhëniet dypalëshe.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vucevic, ka mohuar që vendi i tij të ketë dërguar raketa në Ukrainë, edhe pse shtoi se ato mund të kenë mbërritur në frontin e luftës përmes palëve të treta.

“Nëse një kompani private blen armë në tregjet e shteteve të treta dhe pastaj ua shesin kompanive të tjera në vende të tjera, ky nuk është problem i Serbisë, por është tregti ndërkombëtare.”

Kujtojmë se Serbia ka qenë një prej aleatëve më të ngushtë të Rusisë në Evropë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -