10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mësuesja prej 23 vitesh: Telefoni i nxënësve kushton sa 3-fishi i rrogës sonë

- Advertisement -

Qyteti bregdetar irlandez Greystones është bërë qyteti parë në botë që u ndalon fëmijëve deri në shkollën e mesme mbajtjen e një celulari.

- Advertisement -

Projekti pilot nisi me iniciativën e prindërve të cilët vendosën që fëmijët e tyre të mos kalonin kaq shumë kohë në një ekran celulari. Më shumë se 70% e prindërve ranë dakord të mos u blinin telefona inteligjentë fëmijëve të tyre.

Alketa Ipeku, mësuese prej 23 vjetësh, tha në emisionin GoodMorning Albanias në Euronews Albania se teknologjia po i çon fëmijët në dembelizëm, pasi nuk lexojnë librin por marrin informacion të gatshëm në internet, shpesh edhe të gabuar.

- Advertisement -

Ajo tregoi se me nxënësit e vet e ka zgjidhur problemin e celularëve në klasë duke u kërkuar të dorëzojnë celularët në fillim të orës së mësimit, të cilët i marrin sërish sapo të mbarojë ora.

“Unë e kam zgjidhur duke u thënë fëmijëve të dorëzojnë celularët në një cep të klasës, meqenëse nuk kanë kushte të tjera për t’i ruajtur. Se po tua mbledhësh telefonat, një telefon i tyre mund të kushtojë sa 2 apo 3 fishi i rrogës së mësuesit, kështu që ne nuk do paguajmë edhe telefonat kur nuk kemi kushtet e sigurisë”, tha mësuesja./euronews.al

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -