5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mërgimtari kapet me gruan gjatë pushimeve në Kosovë, merr djalin pa lejen e saj dhe niset për Zvicër

- Advertisement -

Numri i rasteve të dhunës në familjet kosovare është në rritje çdo ditë e më shumë. Jo rrallëherë ndodh që në Polici të denoncohen edhe problemet mes çifteve nga diaspora, të cilët i zë sherri posa arrijnë në Kosovë.

- Advertisement -

Kështu ka ndodhur së fundmi në Shtime, ku një grua e ka denoncuar bashkëshortin, i cili ka marrë fëmijën e tyre dhe është kthyer në shtetin ku jetojnë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka raportuar se burri i saj ka shkuar në Zvicër bashkë me djalin e tyre, pas zënkave të vazhdueshme që ata kanë pasur me njëri-tjetrin.

- Advertisement -

Gjithçka kishte ndodhur dje paradite, kur i dyshuari mori rrugën për në Zvicër, pa qenë në dijeni bashkëshortja se me të ishte edhe i biri 2-vjeçar.

Posa gruaja e ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ia ka mësyrë Policisë, ku ka rrëfyer për telashet që ka pasur me të dyshuarin dhe problemet që ia ka shkaktuar, duke e lënë të vetme në Kosovë.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të njëjtit, kurse veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -