19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

Mercenar i paguar nga krimineIi Vuçiq” – Politikani serb kapet me Grenellin

- Advertisement -

Politikani serb, njëherit kryetar i Partisë Republikane, Nikola Sandulovic i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti pas komenteve të rënda që shkuan në drejtim të tij nga ish-emisari i Amerikës për dialogun, Richard Grenell.

- Advertisement -

Ky i fundit, dje tha se gjermanët në përgjithësi janë në anën e gabuar të historisë, pasi që ata po e mbështesin Kurtin, të cilin ai nuk hezitoi ta quaj fashist, shkruan lajmi.

Sanduloviq ka reaguar ashpër ndaj këtij postimi, duke thënë se Grenell është mercenar i paguar dhe është blerë nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

- Advertisement -

“Ju jeni Richard Grenell një mercenar që është në anën e gabuar të historisë dhe vendit tuaj! Ju bleu krimineIi i Iuftës Aleksandar Vuçiq që la pas mijëra viktima të pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake”, shkroi Sanduloviq.

Ky koment i Sanduloviqit nervozoi Grenellin që i reagoi duke i thënë se do t’i duhet avokat për këtë që tha.

Por Sanduloviq nuk u ndal me kaq.

- Advertisement -

“Ooops! Te godita ne qender zemra ime?! Mezi pres takimin tonë në gjykatë ku do të paraqes gjithçka që bëni për shefin tuaj Aleksandar Vuçiq! Vetëm sigurohuni që FBI të mos ju arrestojë më pare”, ia ktheu politikani serb.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -