13.9 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Vuçiç: Gjermania po bën një fushatë “brutaIe” për anëtarësimin e Kosovës në KiE

- Advertisement -

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se situata në lidhje me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) është e paqartë, por shtoi Gjermania po bën një “fushatë brutale” për anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

- Advertisement -

“Ata do t’i kenë në mes të 29 deri 33 vota, dhe 31 është shumica që u nevojitet, kështu që gjithçka ndodhet në teh”, tha Vuçiq gjatë një turneu në kantierin e ndërtimit EXPO 2027 në periferi të Beogradit.

“Serbia do të vazhdojë të luftojë, por nuk mund të përballemi me Gjermaninë, Francën dhe të tjerët”, tha ai.

- Advertisement -

“Ata po përdorin truke të ndryshme, edhe kur është fjala për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, shtoi Vuçiq.

Vucic ka folur edhe per ceshtjen e dinarit duke thene se Kosova nuk po lejon lincesimin as të bankës shtetërore serbe “Kursimoren e Postës së Serbisë” dhe as të ndonjë banke private, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Ne po ju themi, s’po doni Poshtanska Bankën, e cila është aty që nga 1910, nuk e bëjnë sepse eshte në pronësi të shtetit serb; edhe Evropa u thotë që kanë të drejtë për këtë. Pa problem, u themi ne, gjejmë një bankë private. Ata na thonë, jo as bankë private, nuk ua licensojmë”, ka thënë Vuçiç.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -