Stresi është pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, qysh nga dita e parë.
Reperi komentohet shumë për lojën që ai bën në këtë format.
Ai “prime-n” e kaluar ka treguar se me hyrjen e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ka lënë edhe të gjitha veset e këqija që ai ka pasur në të kaluarën.
Por, në rrjete sociale nuk mungojnë asnjëherë videot ku shfaqin veprimet e reperit në të kaluarën.
Një shembull aspak i mirë u publikua në një faqe në ‘Instagram’.
Reperi shihet rrugëve duke bërë video, teksa tallet me lëmosh kërkuesit në rrugë.
Kosovo-Online, të rinjtë janë të moshës 23 dhe 24 vjeçare dhe banojnë në fshatin Joshanicë. Ata ishin ngacmuar e më pas ndaj tyre ishin shkaktuar edhe plagë fizike.Raportimi vazhdon se më pas ata ishin dërguar për në spital në Mitrovicë të Veriut.
Nacionale ka kontaktuar me Besim Hotin nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, por i cili u shpreh se nuk kanë asnjë informacion apo ankesë zyrtare në lidhje me këtë rast.
Çka thuhet më tej në raportim?
“Rreth orës 19:30 kaluam ngadalë nëpër fshat me makinë për ta kërkuar telefonin tim të humbur. Unë po vozisja ngadalë kur u përgjuam nga dy xhipa prej të cilëve dolën rreth tetë zyrtarë policorë me uniformë. Ata na nxorën nga vetura dhe nisën të na ngacmonin. Na goditën në kokë e në brinj dhe kur e morën vesh se jetojmë këtu, na lanë të shkonim në shtëpi. Të dy jemi në spital nën vëzhgim,” – u shpreh Gj. M. për këtë gazetë.
Më vonë, u raportua se që të dy të rinjtë ishin liruar nga spitali për të shkuar në shtëpi.