5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Me këngë patriotike e flamur Kuq e Zi, boksieri kosovar e rrah keq serbin në ring

- Advertisement -

Dy vëllezërit kosovar, Ari dhe Arigon Avdimetaj kanë triumfuar me fitore në garën “Exclusive boxing night”, të organizuar në Belgjikë.

- Advertisement -

Ari Avdimetaj debutimin e tij në boksin profesionist e ka nisur me fitore bindëse ndaj kundërshtarit serb Marko Nastic.

Përpos fitores, përkrahja ishte e madhe edhe nga të pranishmit që shumica ishin shqiptarë. Me këngë shqipe dhe flamurin Kuq e Zi, Ari ia rrëmbeu fitoren në ring serbit, Nastic.

- Advertisement -

Në një prononcim për Insajderin, Ari Avdimetaj shprehet shumë i entuziazmuar nga fitorja për të cilën kishte punuar shumë.

“Atmosfera ka qenë shumë e mirë. Kanë ardh diku rreth 200 shqiptar me na përkrahë. Fitorja ime ishte madhështore pasi si kundërshtar kisha një serb“, deklaroi Avdimetaj.

- Advertisement -

Fitore shënoi edhe Arigon Avdimetaj, kundër kampionit aktual të Belgjikës, Jan Mertens. Fitorja e tij ishte bindëse pasi që e rrëzoi tri herë për toke kundërshtarin e tij në ring.

Atmosfera ishte madhështore në Hasselt të Belgjikës ku u mblodhën qindra shqiptarë për të përkrahur dy boksierët me origjinë nga Kosova.

Nuk munguan as këngë shqipe e as flamuj kuq e zi.

Momenti kur Arigon Avdimetaj del në skenë me këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -