7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Ky ma ka marrë babën”, “Kam qenë në klasën e katërt” – Përplasje e Enver Axhamit me djalin e dëshmitarit Idrizi

- Advertisement -

Djali i dëshmitarit të Gjykatës Speciale, Agim Idrizit, Dritoni, është lidhur direkt në emisionin Debat Plus.

- Advertisement -

Aty ka debatuar me Enver Axhamin, personin të cilin Idrizi e akuzoi se e ka arrestuar.

“Ky zotëria që e keni të pranishëm sante, ky është kriminel. Ky ka detyru njerëzit me ma marrë babën me dërgu në mal e me ekzekutu”, tha djali i dëshmitarit Idrizi.

- Advertisement -

Axhami e pyeti se çfarë moshe ka pasur kur ka ndodhur ky rast.

“Unë jam kanë në klasën e katërt kur është arrestuar baba”, u përgjigj Driton Idrizi.

“Jo, kurrë nuk ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë. Nuk është e vërtetë. Kjo është rren e madhe”, deklaroi djali i Agim Idrizit.

- Advertisement -

“Prej 8 marsit deri më 11 qershor ku ka nejt prindi yt. A ka nejt te Boban Kërstiqi?”, e pyeti Enver Axhami.

“Jo nuk është e vërtetë”, u përgjigj Idrizi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -