4.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ky është burri 77-vjeçar që u gjet i vdekur në dhomën e motelit në Prizren, policia jep detaje

- Advertisement -

Mbrëmë u raportua për një rast të vdekjes që ka ndodhur në një motel te Tranziti i Vjetër në Prizren, ku një burrë i moshuar u gjet pa shenja jete. Shkaktari i këtyre rasteve shpeshherë është besuar të jetë përdorimi i barërave dhe ilaçeve që shërbejnë për ereksion pa përshkrimin e mjekut. Ndonëse ende nuk dihen shkaqet e rastit të fundit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

- Advertisement -

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Jashar Jahajn, 77-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka intervenuar edhe Policia, ku janë marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

- Advertisement -

Sipas informacioneve të para, viktima nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij, por që procesi i hetimit pritet të zbardh në plotni atë që ka ndodhur brenda motelit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Është raportuar për një person pa shenja jete nga punëtorët e një moteli në Prizren. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi, ku me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është një 77 vjeçar. Në bazë të ekzaminimeve nuk ka shenja dhune në trupin e tij.”

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -