17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih, gjermanët paralajmëruan se do të ketë bisedime edhe për pIanin franko-gjerman

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që mbahet atje.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të ZKM’së, Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë, raporton Express.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e Qeverisë gjermane kanë thënë për Gazetën Express se duke parë reagimet e fundit lidhur me propozimin franko-gjerman, Berlini zyrtar mezi pret që në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të bëhen diskutime për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman.

“Duke pasur parasysh reagimet e fundit ndaj këtij propozimi, ne presim me padurim diskutimet në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut për ta çuar përpara këtë iniciativë”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.

Ky zëdhënës tutje ka thënë se “synimi është që të zhvillohen bisedime për zbatimin e shpejtë të marrëveshjes”.

- Advertisement -

Në këtë përgjigje për Gazetën Express ky zëdhënës ka thënë se përshkallëzimi në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit ka treguar se ”Ekziston nevoja urgjente për ndryshim të dinamikës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Berlini zyrtar shprehet se është e nevojshme vendosja e një baze të re dhe të qëndrueshme në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore” bazuar në nismën frnako gjermane e ofron një gjë të tillë.

“Nevojitet një bazë e re e qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Propozimi evropian për një “Marrëveshje Themelore”, bazuar në një iniciativë franko-gjermane, e ofron këtë bazë”, ka përfunduar ky zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Gazetën Express.

Konferenca e Sigurisë në Mynih ka nisur dje më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -