12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti konfirmon se draft-statuti i parë i Asociacionit u refuzua: Unë propozova një draft-vizion

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se e ka refuzuar draft-statutin e prezantuar nga ekipi menaxhues për shkak se nuk ka ligjshmëri, kushtetutshmëri dhe nuk përkon me vlerat europiane për të drejtat e pakicave.

- Advertisement -

Ai thotë se takimi filloi me një notë të lartë pozitive me dakordimin për Deklaratën e PErsoanve të Zhdukur.

“Në fillim filluam me një notë të lartë pozitive që u dakorduam bashkërisht për tekstin e marrëveshjes per çështjen e të pagjeturve apo të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë. Ne e dimë që janë edhe 1.617 të pagjetur. Këtu viktima nuk janë vetëm ata që u rrëmbyen por edhe familjet e tyre që ende nuk e dinë ku i kanë të pagjeturit”, tha Kurti.

- Advertisement -

Kurti shtoi se ka prezantuar një draft-vizion pasi draft-statuti i prezantuar nuk ishte i pranueshëm.

“Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për të pagjeturit e dëgjuam me vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft statut me gjithsej 97 nene, që një draft statut i tillë është fundamentalisht i papajtueshëm me ligjshmërinë, kushtetutshmërinë, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, por përkundër kësaj jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Unë propozova një draft vizion që tregon kornizën që rregullon të drejtat e pakicave sipas të drejtave evropiane. Besoj se do të merret parasysh nga Borrell dhe Lajcak. Serbët do të kenë të drejta dhe bashkërisht do të kemi shoqëri që nuk lë askë prapa. Me këtë rast, theksoj se dorëzova tek ndërmjetësit një dokument”, përfundoi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -