5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kllokoqi: Kur erdhi Millosheviqi në Kosovë, një shqiptar më tha ‘vetëm ky mundet me na sjell pavarësinë’

- Advertisement -

Kameramani i njohur, Sylejman Kllokoqi i cili është edhe dëshmitar me kamerë në 7 luftëra, ka qenë i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”.

- Advertisement -

Mes historive të cilat i rrëfeu Kllokoqi, ai gjithashtu tregoi edhe një ngjarje që i kishte ndodhur kur kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq kishte ardhur në Shtëpinë e Armatës në Prishtinë.

“Isha duke e pritë Millosheviqin në Shtëpinë e Armatës në Prishtinë, ku iu fliste njerëzve të politikës së Kosovës me një fjalë dhe kishin dalë edhe shumë serbë me e pritë Millosheviqin, por afër meje ishte edhe një shqiptar.

- Advertisement -

Dhe unë po e xhiroj duke ardhë Millosheviqi me veturë, kur ky shqiptari po rrah shuplakë, dhe unë u ktheva, se më erdhi çudi se më herët folëm shqip, thash pse ti po rreh shuplakë, çka po ndodh? Më tha ‘vetëm ky mundet me na sjell pavarësinë, tjetër kush jo’”, u shpreh Kllokoqi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -