7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kjo është logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës prezantoi të mërkurën logon e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e cila ka motive nga ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.

Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

- Advertisement -

Ky i fundit tha se sipas përshkrimit të autorit, pjesa tjetër lidhet me ngjyrat shpresëndjellëse dhe optimiste për të tashmen dhe të ardhmen.

- Advertisement -

Çeku gjithashtu prezantoi edhe logon tjetër që lidhet me 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo logo ka motivet dhe simbolet kombëtare si dhe në qendër tri figurat kryesore të kësaj epopoje”, tha ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -