12.3 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Kimete Berisha: Në grackën e Kurtit, Memli ra i pari, pastaj Ramushi

- Advertisement -

Publicistja Kimete Berisha në një postim të saj në facebook ka përshkruar gjendjen aktuale në Kosovë dhe qeverisjen prej tre vitesh nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

- Advertisement -

Berisha shkruan se ‘në grackën e Albin Kurtit i pari ra Memli Krasniqi dhe i dyti Ramush Haradinaj. Ndërsa LDK-ja nuk ra, sepse gracka ishte e vogël’.

Ajo shkruan poashtu se edhe Behgjet Pacolli është i gatshëm ta rrëzojë qeverinë Kurti.

- Advertisement -

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të publicists Kimete Berisha:

Tri vjet që u deshtëm…

1. Në grackën e Albin Kurtit!

- Advertisement -

– I pari ra, Memli; i dyti – Ramushi.

LDK nuk rá, sepse gracka ishte e vogël për t’i zënë të gjithë ata që ishin të interesuar të binin në të.

– Memli nxehet shpejt dhe gjithmonë bën ‘hop’, pa e kapërcyer lumin.

– E ku do të shkosh ti në zgjedhje, pa vota? – Ti e di shumë mirë që nuk ke vota!

As partia e jote nuk ia bëjnë Like statusave t’u!

Pse?

Kujt ia bëjnë Like ata?

– A ka mbetur ndonjë shqiptarë që ia bën Like PDK-së.

– Nëse Po, ku janë fshehur!

– E Ramushi, gjithmonë lyp ‘sherr’ sepse është i krijuar nga ‘sherret’, ndryshe nuk mbijeton…

– Tani po lyp të shpërbëhet Kuvendi.

– Ani. Qe, nesër po shpërbëhet Kuvendi, edhe çka?

– Shpërbëhet për hatër tëndin?

– Pse nuk e ka një shok t’i tregojë se askënd nuk e ka marrë malli për të!

Pse do të duhej të të merrte malli për atë që blinte arkëmorte për të zhdukurit, pa u gjetur të zhdukurit, dhe paratë e rezervave shtetërore i jepte për filma që nuk u realizuan kurrë.

2. E vetmja shpresë e opozitës – urrejtja e Escobar-it!

– Nëse opozita e përdorë, e materializon dhe e politizon ‘urrejtjen’ e Escobar-it për Albin Kurtin – gabon, sepse urrejtja nuk shndërrohet në dashuri.

E dashuria, po valla, shndërrohet në urrjetje!

– Urrejtja e Escobar-it, është e tij, personale, ai as që po e fsheh më që anon kah Serbia, i ndikuar nga dashuria e jetës së tij.

– Pra, asnjë mëkat i qeverisë Kurti nuk i mbulon mëkatet e vjetra e të panumërta të opozitës.

Gjithkush mëkatet e veta!

– Në zgjedhje nuk garohet me ‘urrejtjen’ e Escobar si garanci…

Se, ky Escobar në fakt ‘e urren’ Kosovën, të cilën edhe nuk e urren, e do, por e do nën Serbi, e jo Albin Kurtin, nuk e urren, se Albin Kurti nuk është shtet!

3. Edhe Behgjet Pacolli është i gatshëm ta rrëzojë qeverinë Kurti!

– Nuk e kupton se kur ai të rrëzon – të ngrit edhe më lart!

4. Albin Kurtin nuk e ka lodhur pushteti!

– Duke e joshur opozitën që t’i kërkojnë zgjedhjet e parakohshme, nuk është dorëzuar dhe nuk e ka asnjë arsye të dorëzohet (përkundrazi kjo është arroganca e tij më e madhe).

Albin Kurti po e shfrytëzon rastin që t’ua bëj punën që edhe një herë opozita të duket grabitçare, siç janë, dhe që është edhe më keq, të duket naive, siç është.

Duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, opozita e ndihmon Albin Kurtin, falas.

– Është depresive që Kosova ka një opozitë kaq të paditur, që duke dashur t’i bëjnë keq Albin Kurtit – i bëjnë mirë.

4. Antishqiptari amerikan dhe Presidentja naive!

– Ambasadori amerikan në Beograd, Hill, ka thënë se Serbia është më afër NATO-s se Kosova.

Për këtë fjalë, Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur Hillin përkrahës të krimeve të Milosheviçit.

– Palidhje!

Po, s’ka dert që Serbia është më afër NATO-s, se NATO është në Kosovë.

Pra nuk ka shkuar kodra te Muhamedi…

– Nëse Serbia do të hynte në NATO para Kosovës, nuk do të kishte më nevojë që Albin Kurti t’i shikonte ushtarët e Serbisë në kufi me Kosovën, me dylbitë e Ali Pashës, dhe se kur Serbia do t’ia mësyente ta pushtonte Kosovën, s’do të mundte më pa lejen e Shqipërisë (NATO-s).

– Domethënë kaq pak punë nuk e kupton Presidentja!

5. Kur nuk të frikësojnë me luftë e me gjak, bëjnë pornografi.

– Gjithçka e përgjakur: e kaluara, drejtësia, kënga, filmi e teatri.

– Albin Kurti ditën e shikoi ushtrinë serbe mos po hyn në Kosovë, që t’i tregojë KFOR-it, kurse në mbrëmje shkoi në shfaqjen e teatrit kombëtar ‘Kamarja e turpit’, ku aktorët ia fusnin gjuhën kokës së këputur e të përgjakur…të Ali Pashës.

– Arti është bërë një morg dhe një sallë autopsie ku sheh veç vdekje, gjak, horror, tmerr dhe masakër…

dikund gjen edhe përqeshje të vrazhdtë, që ‘artistët’ shqiptarë e quajnë humor!

– Cfarë arti bëjnë shqiptarët me pare të shtetit:

Padijen dhe mungesën e talentit e mbulojnë me gjak dhe me seks…

pra, nëse personazhet nuk i mbulon gjaku, i mbulon seksi, si në atë shfaqje, me vagina e me penisa, ku përveç Albin Kurtit merrte pjesë edhe ministresha e Drejtësisë.

6. Prokuroria e Kosovës në shërbim të Serbisë!

– Ministresha Haxhiu gjen kohë për të shikuar tundje organesh e striptiz me defa në teatër…

por nuk gjen kohë të pyes se pse nuk hetohet Banjska?

– Kush po e detyron Prokurorinë e Kosovës t’i mbrojë vrasësit e policit të Kosovës në Banjskë!

– Nëse nuk ka padi dhe nuk ka fajtor për vrasjen e policit dhe për sulmet në Banjskë, – ju thoni se s’ka ndodhur Banjska!

– Sipas Prokurorisë, Bansjka nuk ka ndodhur, polici i vrarë ‘nuk është vrarë’!

– E çka i duhet Serbisë më shumë se sa një Prokurori si kjo e Kosovës!

As Prokuroria e Serbisë nuk i bën shërbim në të madh Serbisë se sa Prokuroria e Kosovës.

7. Për Albin Kurtin ky është vetëm fillimi!

Njësoj si për Edi Ramën.

Tash për tash, Albin Kurtin mund ta rrëzojë vetëm dikush që nuk e kemi njohur dhe nuk e kemi provuar!

– Jo e kaluara!

Sepse, ne jemi fatkqinj vetëm për shkak të së kaluarës.

Sepse, e kaluara nuk mund të redaktohet.

P.S. Shkrimi nuk i pasqyron dëshirat dhe ndjenjat e autores por mendimet dhe të vërtetën e saj!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -