12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kaq milionë euro dha Leo Messi për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë

- Advertisement -

Yjet nga të gjitha sferat e botës janë bashkuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë. Së fundmi, në ndihmë të viktimave ka dalë edhe Lionel Messi.

- Advertisement -

Messi është në mesin e atyre personave që janë aktivizuar menjëherë për të ndihmuar, me argjentinasin që ka dhuruar miliona euro për zonat e prekura. Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, ylli 35-vjeçar ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro.

Me situatën e rëndë në Turqi, Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacion Leo Messi”, që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit, përcjell tvOnenews.com, transmeton Paparaci. Fondacioni Leo Messi është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve nëpër botë. Vëllai i madh i Leos, Matias Messi, organizon aktivitetet e fondacionit në partneritet me UNICEF.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -