5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hidhet me bark në një nga kanalet e Venecias, kryebashkiaku: Do t’i japim një certifikatë budallallëku

- Advertisement -

Autoritetet italiane kanë shpallur në kërkim një djalë i cili u filmua në video duke u hedhur në një nga kanalet e Venecias nga çatia e një goditje trekatëshe.

Kryebashkiaku i qytetit, Liuigi Burgnaro, tha përmes një postimi në Twitter se po e kërkonte personin për t’i dhënë një “certifikatë budallallëku” dhe shumë shkelma për veprimin që bëri, video e të cilit u bë virale në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Gjithashtu, ai tha se djali që u hodh dhe ai që xhiroi videon do të arrestohen.

Policia po kërkon të zbulojë sesi arriti personi të futej në një banesë private dhe për më tepër në çati.

- Advertisement -

Ai bëri thirrje që cilido që ka parë videon të ndihmojë në identifikimin e personit, të cilit iu referua si turist. “Bëjnë këto budallallëqe për të hedhur video në mediat sociale dhe për të marrë pëlqime”, tha kryebashkiaku.

Nuk është hera e parë që turistët bëjnë veprime të tilla në Itali, që shpesh përfundojnë me pasoja.

Vitin e kaluar, 40 turistë u arrestuan sepse notuan, disa herë edhe të zhveshur plotësisht, në kanalet e Venecias, ndërsa një tjetër u ndalua pasi bëri sërf në Kanalin e Madh.

- Advertisement -

Në Romë, një turist amerikan u gjobit pasi shkaktoi 25 mijë dollarë dëme pasi përplasi motorin e saj te Shkallët Spanjolle.

Për shkak se u fut me makinën e tij Maserati në të njëjtin vend, një turist saudit gjithashtu u gjobit nga policia.

Turistët janë gjobitur edhe pse kanë shkruar me bojë emrat e tyre në monumente në qytete të ndryshme, apo sepse kanë shkatërruar skulptura në Vatikan.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -