12.7 C
Pristina
Tuesday, March 21, 2023

Haxhiu: Pas Asociacionit, vjen diçka më e rëndë për Kosovën

- Advertisement -

Të rekomanduara

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do të jetë fundi i sfidave të shtetit të Kosovës ndaj Serbisë.

Haxhiu ka thënë se kurdo që të përfundojë çështja e Asociacionit, Kosova do të duhet të përballet me sfidën e dialogut me Kishën Ortodokse Serbe.

- Advertisement -

“Pas Asociacionit, Kosova do të duhet të përballet me një sfidë edhe më të madhe. Ajo do të duhet të negociojë me Kishën Ortodokse Serbe. Tokat, kompetencat e të tjera që do të vijnë do të jenë shumë të vështira. Mirëpo në të gjithë këtë është një gjë e rëndësishme. Kisha do të duhej të negociojë me ne dhe të pranojë shtetin e Kosovës”, tha ai, shkruan Gazeta Express.

Haxhiu gjatë emisionit po ashtu tha se me pranimin e planit franko-gjerman, Kosova do të duhej të themelojë Asociacionit.

“Kur thuhet ne e pranojmë, për ata që e dinë se cfarë ka brenda marrëveshja, që ne nuk e dimë, pika 9 flet për Asociacionin. Fakti që Asociacioni është në një pikë, kur e pranon planin franko-gjerman, e pranon edhe Asociacionin”, ka thënë ai.

Gazetari shtoi se nuk ekziston mundësia që ndonjë nen i planit të pranohet e ndonjë nen jo.

- Advertisement -

“Një qeveri që është serioze, o i pranon të gjitha, o i refuzon të gjitha. Nuk ka këtë pikë e pranoj, e tjetër jo”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të fundit

Rritet edhe më tepër çmimi për shkuarje në Haxh, kjo është shifra marramëndese që duhet ta paguani

Bashkësia Islame e Kosovës është deklaruar në lidhej me shkuarjen në Haxh, edhe për këtë vit. Në kuadër të kësaj,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -