5.3 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Haxhi Avdyli “ri konfirmon” koalicionin për zgjedhjet e ardhshme: Kosova s’ka alternativë tjetër përveç VV-Guxo

- Advertisement -

Në një intervistë për “Bota sot”, deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli ka folur për aktualitetin politik në vend.

- Advertisement -

Ai thotë se situata në Kosovë, në lidhje me sigurinë dhe politikën, ka përmirësime, duke theksuar se sot Kosova kontrollohet nga forcat tona të sigurisë.

Në lidhje me çështjen e dinarit, deputeti Avdyli thotë se qarkullimin e kësaj valute nuk e lejon as kushtetuta as rendi politik dhe ekonomik.

- Advertisement -

Rreth kërcënimeve serbe për një eskalim të mundshëm, ai shprehet se nga Serbia nuk presim asgjë të mirë, por në të njëjtën kohë jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Ndërkaq, për anëtarësimin e Kosovës në KE, Avdyli thekson se Qeveria e Kosovës vetëm ka vërtetuar se respekton vendimet e gjykatave, duke shprehur bindjen se rruga drejt anëtarësimit në KE është hapur dhe do të ndodhë.

Për zgjedhjet, deputeti vë në pah se ky ishte një mandat i suksesshëm i Qeverisë Kurti dhe lista Guxo do të kandidojë së bashku me VV, sepse sipas tij, Kosova nuk ka asnjë alternativë tjetër.

- Advertisement -

Intervistë e plotë:

“Bota sot”: Si e vlerësoni situatën politike në vend?

Haxhi Avdyli: Situata politike dhe e sigurisë ka përmirësime. Sot çdo metër e Kosovës kontrollohet nga forcat tona të sigurisë, grupeve kriminale po iu zvogëlohet hapësira manovruese, ndërhyrje dhe ndikimi i Serbisë në veri e jug është shumë më i pakët se në të kaluarën. Kosova po vepron si shtet i pjekur demokratik, i konsoliduar dhe unik…

“Bota sot”: Si e komentoni vendimin për heqjen e dinarit dhe reagimet nga ndërkombëtarët?

Haxhi Avdyli: Nuk është pyetja pse u hoq dinari por pse u lejua deri më tash për mbi 24 vite nga ikja e Serbisë. Sepse nuk lejon as kushtetuta as rendi politik as ekonomik nuk lejon transaksionet me dinar.

Ne duhet t’i ndajmë shqetësimet e miqve tanë ndërkombëtarë për informimin sa më të mirë të qytetarëve tanë të pakicës serbe, dhe nëse kanë probleme me akomodimin me Euro t’i ndihmojmë që të kalojnë këtë fazë transitore sa më lehtë. Sepse ata janë qytetarë tanë dhe nuk janë fajtor pse Serbia po i manipulon për qëllime hegjemoniste.

“Bota sot”: Po përflitet edhe për sulme dhe tensione të reja në veri të Kosovës? Si e vlerësoni këtë bazuar në zhvillimet e fundit? A ka rrezik për eskalim të serishëm të situatës?

Haxhi Avdyli: Nga Serbia nuk presim asgjë të mirë, por në të njëjtën kohë jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi. Sepse ne s’kemi shtëpi tjetër përveç Kosovës. Për këtë arsye rritja e buxhetit për siguri e ushtri është lajm i mirë por duhet akoma më shumë investim për siguri. Investimi në mbrojtje është garanci për paqe. Serbia sulmin veç të dobëtit.

“Bota sot”: Çfarë pritet të ndodh me dialogun, a jemi duke ecur para me bisedime, si i shihni ju?

Haxhi Avdyli: Kosova është treguar palë e përgjegjshme dhe ka shpreh gatishmërinë e saj për të nënshkruar marrëveshjet për normalizim. Serbia po saboton marrëveshjet, po pengon Kosovën në çdo hap. Sytë i ka kah Rusia, ne nga NATO. Miqtë tanë ndërkombëtarë po binden që është e kot ledhatimi i Serbisë. Serbia sa më shumë që sheh dobësi te fqinjët e saj aq më shumë trimërohet për sulme për zgjerime territoriale si Rusia. E njëjta shkollë politike janë Serbia e Rusia.

“Bota sot”: Pas vendimit për dhënien e disa hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, a mendoni se Kosova do të anëtarësohet në KiE?

Haxhi Avdyli: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe obligimet për anëtarësim në KiE. Kosova është vendi më demokratik në Ballkan, drejtësi të pavarura dhe respektim të drejtave të minoriteteve. Ajo po ashtu vërtetoi që respekton vendimet e gjykatave. Prandaj, rruga e anëtarësimit në KiE është hapur dhe ajo do të ndodhë.

“Bota sot”: Opozita ka kohë që po i kërkon, e Kurti ju tregoi si të veprojë, ju si parti Guxo, a jeni gati të shkoni në zgjedhje të parakohshme dhe cili është plani juaj?

Haxhi Avdyli: Tani më jemi 11 muaj para zgjedhjeve. Ishte një mandat shumë i suksesshëm i Qeverisë Kurti ku Kosova ka përfituar aq shumë në sovranitet e integritet sa që është e pamatshme tani. Vetëm pas shumë viteve do njihet pesha e vendimeve të kësaj qeverie për ligj e rend, për stabilitet e integritet territorial në çdo cep të Kosovës.

Janë bërë edhe punë të mëdha për zhvillim ekonomik e reforma. Gjithmonë ka vend për shumë por ne jemi ballëhapur për të kërkuar besimin e qytetarëve edhe për një mandat.

Ne si partia GUXO do vazhdojmë bashkëpunimin politik edhe për një mandat. Sepse ka shumë punë për të bërë në projektet e nisura. Kosova s’ka alternativë tjetër përveç VV-Guxo. Alternativat tjera janë për regres dhe rikthim në 20 vjeçarin e korrupsionit, dhe krizave të shumta jug e veri. Besimi për ne duhet të jetë plebishitar që të mos varemi nga ata që në mes të rrugës para çdo pengese dorëzohen.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -