10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Hakerët pro-rusë suImojnë Shqipërinë

- Advertisement -

Ueb-faqe të ndryshme të institucioneve shtetërore e private të Shqipërisë kanë rënë pre e një sulmi kibernetik, që dyshohet të jetë bërë nga hakerë pro-rusë.

- Advertisement -

Kjo informatë ka dalë nga një kanal në Telegram.

Sulmi, sipas njoftimit të bërë nga grupi me emrin “NoName057(16)”, një grup hakerësh pro-rusë, thuhet se ka ndodhur për shkak të rreshtimit të Shqipërisë përkrah Ukrainës në luftën e saj për të dëbuar pushtuesit rusë nga territori i vet.

- Advertisement -

“Shqipëria është bërë një tjetër vend që ka vendosur t’i bashkohet deklaratës së vendeve të G7 për sigurinë e neonazistëve ukrainas. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar tashmë Ukrainës 22 transportues të blinduar dhe predha mortajash”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e këtij grupi, raporton Klankosova.tv.

Ata po ashtu lanë edhe një mesazh tjetër në lidhje me Kosovën.

- Advertisement -

“Ju kujtojmë se Kosova është Serbi dhe ne do të shkatërrojmë infrastrukturën shqiptare të internetit”.

Në fund, grupi ka kërkuar “vëllezër serbë” për t’u dalë në ndihmë në misionin e tyre.

Deri tani, sipas grupit, faqet e sulmuara dhe që janë jashtë funksionit, janë këto:

Parlamenti ShqiptarAutoriteti Portual DurrësUebfaqja e qytetit të TiranësDega shqiptare e Raiffeisen Bank AlbaniaBanka e Bashkuar e Shqipërisë.
Kush është grupi NoName057(16)?

NoName057(16) është një grup hakerësh pro-rusë që u deklarua fillimisht në mars 2022 dhe mori përgjegjësinë për sulmet kibernetike në uebsajtet ukrainase, amerikane dhe evropiane të agjencive qeveritare, mediave dhe kompanive private. Ai konsiderohet si një grup aktivist i paorganizuar dhe i lirë pro-rus që kërkon të tërheqë vëmendjen në vendet perëndimore, sipas “Wikipedia”.

Sulmet e para të pretenduara nga grupi në mars 2022 ishin sulmet DDoS të cilat synonin faqet e internetit të lajmeve dhe mediave të Ukrainës “Zaxid”, “Fakty UA” dhe të tjerë. Në përgjithësi, motivimet përqendrohen për të heshtur atë që grupi e konsideron si anti-ruse.

NoName057(16) funksionon duke përdorur kanale në rrjetin social rus Telegram ku ata marrin përgjegjësinë për sulmet e tyre, tallen me objektivat, bëjnë kërcënime dhe ndajnë përmbajtje edukative. Ata kanë përdorur GitHub për të “host”-uar uebsajtin e tyre të veglave DDoS dhe pjesët tjera të lidhura. Grupi ka zhvilluar një mjet DDoS të quajtur DDOSIA, i cili kryen sulme që vë jashtë funksionit ueb-faqet e synuara. /Klankosova.tv

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -