12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjykata në Slloveni vendos edhe në shkaIIën e dytë: Lajmet për Martin Berishajn nuk ishin shpifje

- Advertisement -

Kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Twitter se Gjykata në Slloveni ka vendosur në shkallën e dytë se lajmet e këtij mediumi për përfshirjen e Martin Berishajt në një skandal financiar dhe pagesat e majme për të nga GEN-I në Beograd, nuk janë shpifje.

- Advertisement -

Mayer në njoftimin e tij i është drejtuar edhe Albin Kurtit, i cili kishte thënë ditë më parë se shpreson që të vendoset drejtësia në këtë rast.

“Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt kundër Planet TV. E njoftoi se kjo dëshirë i është plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykatë në shkallën e dytë”, ka shkruar Mayer.Albanian Post kishte raportuar ekskluzivisht edhe para një kohe kur Gjykata e Qarkut në Lubjanë pati vendosur që ta hedhë poshtë akuzën e Berishajt për Planet TV pa efekt juridik.

- Advertisement -

Gazetari ka shpërndarë edhe vendimin e gjykatës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -