13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Gashi: Ahmeti e Osmani s’kanë lënë derë diplomatike pa lobuar kundër Kosovës e Kurtit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Politike Alternativa në Maqedoni të Veriut, Afrim Gashi ka konkluduar se politikanë nga ky shtet po lobojnë kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

- Advertisement -

Gashi ka thënë se Ali Ahmeti, Artan Grubi e Bujar Osmani po lobojnë kundër Kurtit duke e paraqitur atë si një faktor destabiliteti.

“Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nuk kanë lënë derë diplomatike, bashkë me zotin Osmani, duke qenë ministër i Jashtëm, duke lobuar kundër Kosovës dhe kundër Albin Kurtit, duke thënë se ai është faktor destabiliteti. Kur Albin Kurti është kryeministër i Kosovës dhe në arën ndërkombëtare kur denigrohet dhe sulmet ai, sulmohet Kosova, prandaj unë mendoj që janë përdorur mekanizmat e pushtetit për interesa partiake e në dëm të kombit” u shpreh ai në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.

- Advertisement -

Ndërkohë, Gashi ka folur edhe për kandidatët nga radhët e shqiptarëve për president të Maqedonisë së Veriut në këto zgjedhje.

Ai tha se ishin pajtuar me Kurtin e Ramën që të ketë vetëm një kandidatë shqiptar për këtë pozitë, por që një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Në takimin tonë të fundit qe kemi qenë në kryeministrit, ne dolëm më një qëndrim të përbashkët me zotin Kurti, se është mirë që shqiptarët e Maqedonisë të dalin me një kandidat për president dhe ne nuk thamë se ai duhet të jetë i opozitës apo kushdo qoftë. Kurti ishte i idesë dhe këtë e kishin diskutuar me Ramën që shqiptarët të dalin me një kandidat dhe ne pranuam. Pritëm më shumë se 10 ditë dhe e kandiduam pastaj Taravarin”, shtoi ai./teve1.info/

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -