17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Festivali i Këngës ‘rrëzon’ parashikimet! Juria i jep çmim të parë Mal Retkocerit! Publiku çon në Eurovizion Besa Kokëdhimën! Elsa Lila, pa asnjë çmim

- Advertisement -

E zgjedhur nga publiku përmes televotimit këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Zemër n’dorë” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2024 që do të mbahet nga 7-11 maj në Malmo të Suedisë.

- Advertisement -

Por mes 22 finalistëve çmimin e parë nga juria e festivalit e fitoi këngëtari nga Kosova Mal Retkoceri, me këngën ‘Çmendur’. Kënga ‘Çmendur’ është një kompozim i vet Malit, i cili po ashtu ka shkruar edhe vargjet e tekstit dhe ka realizuar edhe orkestrimin.

Në natën e katërt finale, 11 anëtarët e Jurisë së Festivalit të Këngës, të kryesuar nga kompozitori Shpëtim Kushta në këtë edicion të 62 shpallën çmimet fituese:

- Advertisement -

-Çmimin e parë të Festivalit të 62 të Këngës e fitoi Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

-Me Çmim të dytë në Fest’62 u vlerësua këngëtari Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”.

-Fitues për Çmimin e Kritikës është Martina Serreqi me këngën “Vetëm ty”.

- Advertisement -

– Fitues si Debutuesi më i mirë është Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë”.

-Me Çmimin e tretë të Festivalit të Këngës u vlerësua këngëtari Shpat Deda me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.

Ndërsa këngëtarja Elsa Lila e cila ishte përfolur si fituese, nuk mori asnjë çmim nga juria.

Anëtarët e tjerë të jurisë që bënë vlerësimin ishin: këngëtarët Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili, Fitnete Tuda, Indrit Mesiti, shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare, poetja Nasha Lako, Victor Van Vought (producent muzikor), Zana Shuteriqi (muzikologoe, pedagoge),pianistja Anila Aliu dhe Shkumbin Ahmetxheka (drejtor i RTK).

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -