13.6 C
Pristina
E premte, 9 Qershor, 2023

“Erdhën bërllokgjitë”, vështirësitë dhe ofendimet që marrin punëtorët e Pastrimit

- Advertisement -

Të rekomanduara

Në ditën e 1 Majit, dy punëtorë të kompanisë “Pastrimi”, Ilaz Rexhepi dhe Kamil Koprani kanë dhënë rrëfimin e tyre se si është të punosh në këtë kompani, si trajtohen ata dhe si i përjetojnë ofendimet që i marrin gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Koprani tregon se ai punon në ndërrimin e tretë dhe se ka vështirësi gjatë kryerjes së punës, duke nisur nga mungesa e ndriçimit, që u shkakton pasiguri.

- Advertisement -

“Nuk kemi ndriçim, është shumë e vështirë, edhe në ndërrimin e natës kemi lëndime të punëtorëve”, thotë ai.

“Unë jam lënduar tri herë gjatë punës”, ka thënë njëri nga punëtorët e “Pastrimit”.

Tutje ai thotë se ka vështirësi në punën e tij, që i shkaktohet edhe brenda kompanisë, por edhe nga qytetarët.

Kolegu i tij, Ilaz Rexhepi tregon se ka pasur shumë raste kur nuk është trajtuar dinjitetshëm gjatë kryerjes së detyrës, nga qytetarët. Ai ka rrëfyer se si i është drejtuar një mësuese në prani të nxënësve para shkollës.

- Advertisement -

“Erdhën bërllokgjitë, ka thënë njëherë një mësuese. Ky është një ofendim. Ai fëmijë duke e dëgju këtë, edhe ai mësohet ashtu”, ka thënë ai.

Rexhepi thotë se është ofenduar nga mënyra se si i është drejtuar mësuesja dhe i ka thënë asaj se “Unë nuk i kam sjell mbeturinat, por këtu i gjeta. Këtu nuk më shkruan askund ‘bërllok’, por ‘Pastrim’”, ka treguar ai në T7.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Kosova, “viktimë” e Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia e Kina

Hezitimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për ta goditur Serbinë pas tensioneve të fundit në...

Më shumë