5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Djuric ia plotësoi dy dëshira t’fëmijërisë së Abazovic, të bëhej ‘basketbollist dhe serb’

- Advertisement -

Në ndeshjen e basketbollit të NBA’së mes Washington Wizards dhe Denver Nuggets në kryeqytetin amerikan para ndeshjes ishte hedhur vallja serbe dhe kënduar kënga ‘Këtu i thonë Serbi’. Prezent në këtë lloj ceremonie ishte ambasadori serb në SHBA Marko Djuric e pa fort kuptim e arsye edhe kryeministri teknik malazez Dritan Abazovic.

- Advertisement -

Ndeshjet sportive në Amerikë janë plot spektakël e argëtim para e në mes të ndeshjeve, përpjekjet diplomatike të Serbisë në SHBA ia kanë dalë që të promovojnë Serbinë në mes të ndeshjes si argëtim për publikun amerikan një këngëtare të operës serbe dhe një grup folklorik serb që vallëzuan.

Prezent në këtë ceremoni ishin ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Djuric, dhe Kryeministri teknik i Malit të Zi Dritan Abazovic. Të dy iu bashkuan këtij evenimenti duke u fotografuar me basketbollistë serb në NBA si Nikola Jokic e të tjerë.

- Advertisement -

Që diplomati serb Djuric i gëzohet kësaj nisme marketingu serb kuptohet po çfarë kërkon Abazovic aty nuk është aspak e lehtë të argumentohet.

Abazovic ka kohë që është shndërruar në një shënjestër për sovranistët malazez që e shohin si një servil të Serbisë, në fakt ai është kryeministër teknik pikërisht pasi nënshkroi fshehtas marrëveshjen themeltare – kontroverse thënë më së buti kjo – me Kishën Ortodokse Serbe që edhe e rrëzoi nga pushteti.

- Advertisement -

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen me 2 prill dhe lëvizja politike e Abazovic është rreshtuar krah kandidatit e gjithë spektrin pro-serb Jakov Miletic, kundërkandidatit të sovranistit malazez Milo Djukanovic që është president aktual.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -