12.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Deputeti Ietonez nuk përmbahet, shan delegacionin rus gjatë takimit në OKB

- Advertisement -

Një deputet letonez ishte aq i zemëruar me prezencën e një delegacioni rus në një takim të sigurisë së OKB-së, saqë filloi një fjalim të pasionuar që përfundoi me thënien e famshme të luftëtarëve ukrainase, “anije Iuftarake ruse, shko r.s.”.

- Advertisement -

Rihards Kols tha se ndihej i “turpëruar” që përfaqësuesit e presidentit rus, Vladimir Putinit u lejuan të merrnin pjesë në një takim në Vjenë.

Ai tha se nuk mund të ulej në të njëjtën dhomë me ligjvënësit rusë sikur “asgjë të mos kishte ndodhur” kur mijëra ukrainas ishin vrarë prej pushtuesve rus, raporton metro.co.uk.

- Advertisement -

“Është e turpshme që ky delegacion gjendet këtu. Sidomos një delegacion që në përbërjen e vetë ka anëtarë të sanksionuar, individë që votuan për aneksimin e vendeve të pavarura”, tha ai.

“Unë do t’i përcjell një mesazh delegacionit rus që është ulur në këtë dhomë dhe do të citoj rojet kufitare ukrainase, “anije luftarake ruse, shko r.s.”.

Ai iu referua mesazhit të disa ushtarëve ukrainas që po mbronin ishullin e gjarpërinjve kur rusët urdhëruan që ata të largohen.

- Advertisement -

Të paktën 19 ushtarët ukrainas dyshohej se kishin vdekur në ishull shkaku i bombardimeve të luftanije ruse, por ata mbijetuan mrekullisht dhe më vonë iu dhanë medalje trimërie pasi u kthyen në Ukrainë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -