9.4 C
Pristina
E hënë, 4 Nëntor, 2024

‘Dallaveret’ në testin për patentë shofer, zbulohet identiteti i të arrestuarve

- Advertisement -

Dallaveret në testet teorike dhe praktike për marrjen e patentë shoferit janë shumë të shpeshta në vendin tonë. Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në rajonin e Gjilanit, ku dy instruktorë ranë në prangat e Policisë, nën dyshimet se morën ryshfet nga një kandidat për t’i ndihmuar që ta kalojë testin teorik për patentë shofer. Derisa të njëjtit u dërguan në paraburgim, u zbulua se këtë punë nuk e kanë kryer vetëm ata të dy.

- Advertisement -

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se edhe një instruktor tjetër i vozitjes dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast, ku në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Luan Popajn, i cili është identifikuar dhe arrestuar gjatë ditës së sotme në Gjilan. Pasi u shoqërua në stacion policor dhe u intervistua nga hetuesit, ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

- Advertisement -

Dy të dyshuarit e tjerë për këtë rast janë instruktorët Naim Haxhiu (edhe pronari i autoshkollës në Viti) dhe Valton Berisha, dyshohen se kanë rënë dakord palët që kandidati të japë 400 euro pasi të kalojë me sukses testin teorik.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -