9.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“ÇeIe guri gojën”, asnjë fjaIë nga Abazoviq për dhunën ndaj profesorit shqiptar nga policia maIaziase

- Advertisement -

As edhe një fjalë të vetme nuk e ka thënë Kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për rastin barbar të dhunës ndaj profesorit shqiptar, Petraq Milo, nga policia kufitare malaziase.

- Advertisement -

Ndaj dhunës së ushtruar nga policia kufitare malaziase, politikanë dhe parti shqiptare në Mal të Zi kanë reaguar gjerësisht duke kërkuar që dhunuesit të identifikohen dhe të merren masat e duhura.

Të martën mbrëma media lokale të Podgoricës publikuan pamje të reja të dhunës së ushtruar, ku profesori shqiptar shihet të merr goditje fytyrës dhe të nxjerrët zvarrë nga vetura e tij.

- Advertisement -

Media ka provuar të kontaktojë më kabinetit qeveritar të Abazoviq dhe vetë Abazoviqin, por ai nuk ka kthyer përgjigje ndonëse fjalët/pyetjet i ka marrë.

Zëdhënësi i tij, Millosh Perishiq, nuk e ka hapur as telefonin ndërsa pyetjet me shkrim i ka lënë në “seen”.

Kujtojmë se më 27 shkurt Qeveria e Shqipërisë do të mbajë mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Malit të Zi, ku dy shtetet proklamojnë marrëdhënie prej më të mirave ndërshtetërore, ndërsa nuk dënohet një rast i tillë i dhunës.

- Advertisement -

Abazoviq, madje e përdor politikisht etnicitetin e tij prej shqiptari kur i nevojitet të shënojë ose mbrojë pikët e tij politike, si në rastin e rrëzimit të qeverisë së tij, kur viktimizohej se “po më shkarkoni vetëm sepse jam shqiptar”.

Megjithatë, deri në publikimin e këtij shkrimi as edhe një fjalë e vetme nuk ka ardhur për rastin e dhunës ndaj profesorit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -