9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Aktivisti i VV-së: Nëse kryeministri e nënshkruan Zajednicën, për mua si Dardan është tradhtar

- Advertisement -

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi, ka thënë që nëse kryeministri Albin Kurti e nënshkruan marrëveshjen e Asociacionit atëherë për të ai do të jetë tradhtar.

- Advertisement -

Këtë koment Krasniqi e dha në Info Magazine të Klan Kosovës, ku përndryshe doli në mbrojtje të Kurtit duke u shprehur që është i lumtur që ky i fundit nuk i ka sjellë ndonjë të keqe Kosovës.

“Jam i lumtur që e kam kryeministër atë që s’i ka bë asnjë dëm këtij vendi”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -

“Po e them si aktivist dhe si luftëtar i këtij vendi: nëse kryeministri Kurti e nënshkruan Zajednicën, për mua si Dardan është tradhtar”.

Krasniqi është edhe kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut pasi ajo është e martuar me vllaun e tij.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -