17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Adelina Ismaili me reagim dhe një ligjërate për liderët që i krijon koha

- Advertisement -

Adelina Ismajli ka reaguar lidhur me deklaratën e aktorit Enver Petrovcit i cili në emisionin e saj kishte ofenduar rëndë ish-komandantët e UÇK-së, teksa thurte lavdata për Kryeministrin aktual Albin Kurti.

- Advertisement -

Adelina e ka quajtur linçim të frikshëm reagimet ndaj deklaratës së Petrovcit.

“I frikshëm linçimi publik që po i bëhet prof Enver Petrovcit vetëm pse deklaroi se “Udhëheqësit e UÇK-së i ka krijuar koha”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Tutje, Adelina në një postim në rrjetin e saj në Instagram, ka mbajtur edhe një ligjëratë, duke e arsyetuar deklaratën e Petrovcit përmes disa liderëve që i ka krijuar koha.

“Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha. Histori kolektive çfarë po lexoj kundër prof.Petrovci këto 24 orët e fundit.

Deklaratën ofenduese të Petrovcit ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Adelina e ka quajtur vlerësim të një artisti per politikanë.

- Advertisement -

“Nëse një artist nuk guxon ta vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri, sa guxojmë të flasim ne tjerët?”, ka shkruar Adelina Ismajli.

“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jom i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë Kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë.” – ka thënë Petrovci

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -