Nga Hafiz Shala
Dikush ndoshta do të me thoshte, çka tu ka tek tani statuja e Car Llazarit, që do të jetë edhe një shkas më tepër që BE-ja të na qortoj, kërcënoj dhe të veproj me ndonjë masë tjetër. Kjo sepse edhe ndalimi i përdorimit të valutës së një shteti tjetër në një shtet tjetër sovran dhe përzierja në punët e brendshme, duke e përdorur dinarin si mjet pagese, edhe përkundër valutës evropiane euro, “pasi, nuk po përmbahet Dardania duke e provokuar Serbinë”, duhet dikush me ua “ngre” veshin. Pastaj, largimi i bilbordeve me fotografi të kriminelëve serbo- rus, “edhe kjo është e tepruar”. Pra, edhe kur të kolliteni, mos u kollitni me zë sepse po trazohet Serbia dhe “po na pengoni ta mbajm pranë Evropës dhe “larg Rusisë”.
Kryeministri na “paska qenë i ashpër” për akuza ndaj ndërmjetësuesit Mirosllav Lajçak, pasi ka vërejtje se, le qe nuk po mbanë baraspeshë por megjithate po e mbanë anën e Serbisë. Dardania nën sanksione ekonomike, Serbia përkëdhelet bile edhe i premtohen ndihma marramendëse financiare.
Përmes masave ekonomike po na e impononi që sipas kërkesave të Serbisë, Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, të zbatohen sipas përzgjedhjeve të këtyre neneve, sipas tekeve të Serbisë ani pse të pa nënshkruara nga ajo ama, duhet të zbatohen herë në fund e herë në kryet e marrëveshjeve që t’ia plotësojmë dëshirat e Vuçiqit-Serbisë si kusht që ai ndoshta të vendosë që të lëvizë nga pozicionet e tij, refuzuese, provokuese, kërcënuese, jo vetëm ndaj Dardanisë por edhe ndaj Evropës.
Deri sot, fatkeqësisht ende nuk ka vlerësim e as dënim rreth sulmit agresiv e terrorist të 24 shtatorit, i organizuar, sponzoruar e dirigjuar nga ana e shtetit të Serbisë duke e reduktuar këtë agresion në një individ në ketë rast Radoiqiqin i cili e mori për sipër këtë akt për ta amniestue shteti serb por, që ende shëtitet i lirë ndërsa prokuroria e shtetit nuk merr kurrëfar masave “në mungesë të provave adekuate”, duke iu ngritë puplat Serbisë e cila po i shantazhon të gjithë qoftë edhe bashkësinë ndërkombëtare.
Asnjë fjalë nga BE-ja e cila po na mbanë nën sanksione ekonomike, rreth zbulimit dhe luftimit të krimit të organizuar, kontrabandës, asgjësimi i labiratoriumeve të drogës të zbuluara me mbi 10.000 fije bimë te gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg. Këto laboratore i kishin të gjitha kushtet për rritjen e bimëve të kanabisit e pastaj t’i hidhnin në treg posa të ishin gati.
Kultivimi i kanabisit në ambientet e brendshme ishte gjithnjë në rritje ani pse kanabisi është droga e jashtëligjshme në Ballkanin Perëndimor dhe në BE.
Prandaj me aksionin e suksesshem të policisë ditëve të fundit janë shkatërruar 3 laboratore hashashi në ambientet e brendshme në veri të Mitrovicës.
Këto veprime të Qeverisë i kanë trazuar të gjithë ata të cilët janë të involvuar në këto biznese, regjistri i të cilëve nuk është i vogël prandaj, përmes reagimeve të këtyre llojeve, Serbia edhe opozita po i kualifikojnë se gjoja veriu po “udhëhiqet me metoda policore”, në të vërtetë është shkatërrimi i këtyre rrjeteve ilegale të cilat kanë vepruar për 20 vite lirshëm pa kurrëfar ndërhyrje.
Sipas raportit të policisë për rajonin e veriut, raportohet për 59 makina për mihjen e kriptovalutave të cilat, edhe pse ishin larguar njëherë përsëri janë kthyer në përdorim.
Për armatimin e konfiskuar pas sulmit terrorist të 24 shtatorit janë dhe raporte zyrtare nga vendi i ngjarjes rreth të cilave vërtetë nuk do të ndalesha sepse opinioni i gjerë i brendshëm dhe ai ndërkombëtar gjërësisht është i informuar.
E kam një përshtypje se, sa më shumë po zbulohen këto dukuri, po zbulohet edhe fytyra gënjeshtare e kriminale e Vuçiqit që, po më duket se në një mënyrë, BE-ja nuk do të dëshironte të ndodhnin këto veprime shumë të suksesshme si askund në Evropë ama, po ua zhveshin Vuçiqin kur ata po duan ta marrin me të mirë. Edhe zbatimi i ligjeve dhe Kushtetutës, disi sikur nuk po u shkon për shtati pasi pushteti është i përkushtuar që ta pastrojë atë “oazë” të këtyre dukurive të rrezikshme për shtetin dhe qytetarin.
Tani po i kthehem titullit të këtij shkrimi se, a do të largohet statuja e Car Llazarit nga veriu i Mitrovicës.
Me 2017 me sa më kujtohet, në pjesën veriore të Mitrovicës është vendosur shtatorja e Car Llazarit. Kjo ka ngjallur pakënaqësi të mëdha në mesin e shqiptarëve jo vetëm në Mitrovicë, por edhe më gjëre. Ishte ky një provokim dhe nxitje të urrejtjes pas gjenocidit serb të ushtruar ndaj shqiptarëve nga ana e Millosheviqit për t’u vazhduar nga Gebelsi i tij Aleksandër Vuqiqi. Nuk e di se a ekziston një shtatore e dimensionit të tillë brenda vetë Serbisë.
Qëllimi: Për shqiptarët të jenë në dijeni se “kjo është Serbi”, ndërsa, për serbet, nxitje të urrejtjes deri të sulmet eventuale nga ana e shqiptarëve. Mos të flasim për kryqin në mesin e rrugës si edhe një provokim i radhës, jo pse kryqi si simbol i betimit orthdoks edhe të krishterë por, si kryq i dominimit dhe nënshtrimit e poshtërimit të shqiptarëve si komb e më pak si fe.
Evropa, duhet të pajtohet se një popullatë shumicë nuk mund ta pranojë një nënçmim nga një pakicë më me pak se 4% të popullatës së përgjithshme duke i përfshirë edhe pakicat tjera në Republikën multietnike të Dardanisë si koncesioni më i rëndë vetëm për hir të paqes.
Me siguri se, Evropa përmes Quintit do të reagojnë për një iniciativë të këtillë sepse “po provokohet pakica serbe”. Po, çka do të thoshin për shqiptarët e Luginës të cilëve iu mohohen të gjitha të drejtat rreth përdorimit të simboleve kombëtare.
Po kush ishte Car Llazari?
Historianet e kanë përgjegjësinë për mosdefinimin e figurës së Car Llzarit se a ka qenë armik apo apo hero i popullit shqiptar.
Sipas disa historianëve, Beteja e Kosovës e zhvilluar në vitin 1389, nën udhëheqjen e dy komandantëve: Car Llazarit dhe Sulltan Muratit të Parë.
Në anën e Car Llazarit luftuan edhe princat shqiptar ortodoks si Teodor Muzaka II, që u vra së bashku më 4000 arbëror, Gjergj Ballsha II, Gjon Kastrioti etj ( disa i thonë edhe Pal Kastrioti).
Sido që të jetë, mbetet në përgjegjësinë e historianëve që të japin definicioni se kush çka ishte por, në gjë është e sigurt se Car Llazari ka qenë armik i popullit shqiptar, kjo është argumentuar me fakte historike që e vërtetojnë se shqiptarët nën pushtimin serbo-sllav dhe Kishës Autoqefale Serbe, ishin në zhdukje e sipër.
Paralajmërimi i Serbisë se do t’ia ngrisin Përmendoren e Car Llazarit në Mitrovicën e Veriut, hapi debate të thella në mes shqiptarëve, si rezultat i mos sqarimit të të vërtetave historike nga historianët shqiptarë të linjës sllavo-greko-bizantine.
Prandaj, kjo përmendore duhet të largohet duke i kërkuar autoriteteve lokale apo atyre shtetërore serbe të cilët e kanë sjell këtu më dhunë, ta vet – largojnë.
Shteti duhet të funksionoj sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi në atë mënyrë që qytetarët e të dy komuniteteve të qarkullojnë lirshëm dhe pa imponime të historisë provokative që mund të nxisin reagime të pa nevojshme nëse mendohet që të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë etnike, as mos të ndihen të anashkaluar e as të nënçmuar por, të gjitha të drejtat e tyre t’i realizojnë si qytetar të Republikës së Dardanisë konform Kushtetutës.
Obligimi dhe përgjegjësia e pushtetit është që kjo të zbatohet në praktikë në jetën e përditshme të çdo qytetari./Bota sot, linku origjinal