Në rrjetet sociale po qarkullon një video e presidentit të Republikës Serbe tw Bosnjws, Milorad Dodik, duke folur me fëmijët. Me të ishte edhe Zheljka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës së BeH.
Asgjë nuk do të ishte e pazakontë nëse njëri nga fëmijët nuk do ta pyeste Dodikun se: “Ku je hajdut”.
Dodiku buzëqeshi i shqetësuar dhe fëmijët, Cvijanoviq i pyeti fwmijwt: “A jeni regjistruar në fakultet?” Është herët, apo jo?”, duke u përpjekur t’i shpërqendrojë ata.
Kjo video fillimisht u publikua në kanalet zyrtare të Presidentit të Republikës Serbe, por shumë shpejt u fshi.