18.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

“Shumë gjynah, më vjen keq…”, reagon boksieri shqiptar pasi i vdiq kolegu në ring

- Advertisement -

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nuk zhvilloi ndeshjen mbrëmë, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jetë, pas goditjeve të marra në duelin e parë.

- Advertisement -

Për pasojë është ndërprerë i gjithë eventi i boksit që po transmetohej drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

Boksieri i ndjerë po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në rundin e dytë.

- Advertisement -

Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.

Lidhur me krejt këtë ka reaguar boksieri Bakaj në ‘Instagram’.

“Siç e murrët vesh, për fat të keq ndeshja është anulu ngaqë një boksier humbi jetën në atë ring ku kisha mu ndesh edhe unë. Atë fat kishte ai boksier, shumë gjynah më dhimbset. Nesër mundet me kenë gjithsecili prej nesh, është një sport shumë i vështirë. Paramendojeni ku ke me shku para se me hy në ring. Më vjen shumë keq për të, për shqiptarët që kanë ardhë nga të gjitha vendet dhe qindra shqiptarë është mbushë stadiumi. Ju falënderoj nga zemrat dhe ruani biletat”, ka thënë ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -