18.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

“50 mijë euro kush m’i sjell dëshmitarët” – Videoja sharlataneske e Sokol Halilit u shkakton probleme krerëve të UÇK-së në Speciale

- Advertisement -

Një video e ish-kandidatit për kryetar të Skenderajt, Sokol Halili, po u prish punë të akuzuarve nga Specialja në Hagë.
Në këtë video, Halili pretendon se do t’i jap 50 mijë euro për ata që i sjellin kinse emrat e “dëshmitarëve tradhtarë”, “spiunave e veteranëve të rrejshëm”, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Një video e tillë dhe një raportim nga një media lokale nga Skenderaj ka mjaftuar që të përdoret nga Prokuroria e Hagës si argument se krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, saktësisht Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, duhet t’u vazhdohet paraburgimi.

Kjo pasi që sipas Speciales, ekziston rreziku i ndërhyrjes në proces dhe intimidimit të dëshmitarëve.

- Advertisement -

“Shtrirja e plotë e këtij problemi është paraqitur në një artikull edhe më të fundit të lajmeve që pretendon se një milioner nga Skenderaj po ofron një shpërblim prej 50,000 € për çdo person që i sjell atij informacion të saktë për ‘dëshmitarët tradhtarë’, ‘spiunët’ dhe ‘veteranët e rremë’ të cilët po dëshmojnë kundër ‘çlirimtarëve’ në Hagë dhe ofrojnë një video të individit që bën këtë ofertë dhe jep informacionin e tij të kontaktit”, thotë Prokuroria e Speciales, teksa e ofron edhe linkun e raportimit, që është një ueb nga Skenderaj me emrin “skenderajpress”.

- Advertisement -

Kjo video, sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar është dëshmi se ekziston rreziku i ndërhyrjes në dëshmitarë, andaj duhet t’u vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Sokol Halili ishte bërë i famshëm me videon e tij teksa fliste mirë për Kurtin gjatë ngasjes me veturë, e në ato momente godiste një qen në rrugë. Halili është një figurë kontraverse nga Skenderaj.

Në zgjedhjet e fundit ai ishte kandidat i pavarur për kryetar të Skenderajt. /Lajmi.net/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -