17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

“100 dronë kundër Izraelit, Irani do të godas shumë shpejt, përgatituni”

- Advertisement -

Irani mund të godasë Izrelin me 100 dronë dhe brenda disa orësh. Kështu deklarojnë dy burime zyrtare amerikane për CBS News. Sulmi do të përfshinte dhjetëra raketa të cilat do të godasin objektivat ushtarake në Izrael.

- Advertisement -

Një sulm i tillë sipas amerikanë është sfidues dhe dramatik, pasi do të ishte tepër e vështirë të mbroheshe ndaj një sulmi në një shkallë të tillë.

“Ne po e shikojmë këtë situatë nga shumë afër. Sigurisht jemi të ndërgjegjshëm për një kërcënim shumë publik dhe atë që ne e konsiderojmë si një kërcënim shumë të besueshëm të bërë nga Irani për sa i përket sulmeve të mundshme ndaj Izraelit”, tha John Kirby, Zëdhënës i Sigurisë Kombëtare të SHBA.

- Advertisement -

Izraelitët janë të vetëdijshëm për kërcënimin që u kanosen. Ministri izraelit i mbrojtjes ka theksuar gatishmërinë për t’u mbrojtur nga toka dhe nga ajri.

“Ne jemi të gatshëm të mbrohemi në tokë dhe në ajër, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë. Ne dimë si të përgjigjemi”, u shpreh ministri Gallant.

Lideri supreme i Iranit, Ajatollah Khameini është zotuar për ndëshkim të Izraelit pas sulmeve të këtij të fundit në konsullatën iraniane në Damask. Khamenei premtoi ndëshkim për Tel-Avivin.

- Advertisement -

Teherani nuk ka treguar publikisht se si dhe kur do të reagojë ndaj Izraelit, kështu që është e paqartë se deri ku do të shkojnë liderët e Iranit. Nëse ata vendosin të kryejnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit, ekziston frika se kjo mund kthejë luftën e vazhdueshme të Izraelit kundër aleatit iranian Hamas në një konflikt shumë më të gjerë rajonal.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -