16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Xhafer Tahiri i LDK’së: Goditja e parë Kurtit i erdhi nga Konjufca

- Advertisement -

Pas deklaratës së sontshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili publikisht tha se ka Asociacion në propozimin evropian të cilin e ka pranuar, kanë pasuar shumë reagime.

- Advertisement -

Sipas anëtarit të kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, goditja e parë Kurtit i erdhi nga nënkryetari i tij në parti, Glauk Konjufca, i cili tha se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje nëse implementon Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Tahiri, duke folur në DPT te Fidan Jupolli në T7, tha se Konjufca ruan një busull të moralit politik.

- Advertisement -

“Goditja e parë Kurtit i erdhi nga nënkryetari i tij, i cili tha se duhet të shkojmë në zgjedhje. Mendoj që Konjjufca ruan një lloj të busull të moralit politik, i cili tha se kemi ardhur në pushtet me një kauzë, e tani po qeverisim me një kauzë tjetër”, tha ai në emision.

Thairi ka deklaruar se qytetarët nuk do të harrojnë dhe nuk do “t’ia harrojnë këtë mashtrim të madh Kurtit”.

“Kurdo që të vijnë zgjedhjet, qytetarët e Kosovës do t’i tregojnë vendin. Udhëheqja pa parime nuk i duhet askujt. Sonte, mendoj unë, të gjithë ata që e kanë votuar z. Kurti, ndjehen të tradhtuar. Edhe ata që s’e kanë votuar, ndjehen të shokuar nga ndryshimi i papritur”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Sipas Tahirit, Kurti duhet t’u kërkoj falje qytetarëve dhe të kërkojë zgjedhje.

“Jam i bindur që z. Kurti nuk ka mandat nga qytetari i Kosovës për t’i bërë këto që është duke i bërë dhe thënë”, tha ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -