15.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vuçiq hyn në takim me Borrellin dhe Lajcakun

- Advertisement -

Pasi Kryeministri Albin Kurti ka përfunduar takimin me përfaqësuesit evropianë, ata e kanë pritur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Takimi i presidentit serb me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajcak, ka nisur para pak minutash.

- Advertisement -

Pas orës 17, pritet që të nisë takimi Kurti – Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Borrell dhe Lajcak.

Pas takimeve të ndara me liderë, BE-ja ka paralajmëruar një konferencë për media të Borellit

- Advertisement -

Në takimin e sotëm në Bruksel, që konsiderohet më i rëndësishmi në një dekadë negociata, do të bisedohet për propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi evropian, që ndryshe njihet edhe si plani franko-gjerman, sic është thënë zyrtarisht, është i sponsorizuar nga BE-ja, me përkrahje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmbajtja e planit franko-gjerman nuk është zbuluar asnjëherë zyrtarisht, por akterë të përfshirë kanë konfirmuar disa prej pikave që ai i përmban. Ndër to është zotimi për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëhershme të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë, respektimi i integritetit të palëve, mospengimi për anëtarësim në organzata ndërkombëtare.

- Advertisement -

Foto: Reuters

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -