12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Vrasja e rëndë në Ferizaj, kjo është gruaja 21 vjeçe, i dyshuari rreth 36 vjeçar, policia del me info shtesë

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur.

- Advertisement -

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

- Advertisement -

Burimet nga Emergjenca kanë bërë më dije se viktima është Erona Cokli.

I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj raportohet se është ish-bashkëshorti i viktimës.

Sipas Gazetës Sinjali, gruaja e vrarë është 21 vjeçare me inicialet E.C, ndërsa i dyshuari 36 vjeçar V.A.

- Advertisement -

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur. Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje”, ka thënë për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit

Për rastin gjithashtu ka folur edhe Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili ka thënë për Gazetën Express se dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -