19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

VIDEO: Pamjet e para nga Nagorno-Karabakh! Azerbajxhani shkatërron pa mëshirë pozicionet armene!

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thotë se ka filluar operacionet “anti-terroriste” në rajonin e saj të shkëputur të Nagorno-Karabakut, nën kontrollin armen.

- Advertisement -

Tensionet kanë qenë të larta për muaj të tërë rreth enklavës etnike armene, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, shkruajnë mediat e huaja.

Njëmbëdhjetë policë dhe civilë të Azerbajxhanit janë raportuar të vrarë në një shpërthim mine dhe një incident tjetër.

- Advertisement -

Ndërkohë sirenat e sulmit ajror janë raportuar në qytetin kryesor të Karabakut.

Ndërsa zyrtarët e mbrojtjes në rajonin e shkëputur thanë se ushtria e Azerbajxhanit kishte “shkelur armëpushimin përgjatë gjithë linjës së kontaktit me sulmet me raketa-artileri”.

- Advertisement -

Përfaqësues të tjerë të Karabakut folën në mediat armene për një “ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë”.

Dy fqinjët, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë hyrë në luftë dy herë për Nagorno-Karabakun, së pari në fillim të viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe përsëri në vitin 2020.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -