15.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Veterani i UÇK-së dhe aktivisti i VV-së shpërthen në lot: Çmimi i ikjes nga Kosova qenka shumë i madh

- Advertisement -

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti politik i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi është detyruar që ta lëshojë vendlindjen e tij për të gjetur jetë më të mirë në mërgim. Ai ka bërë të ditur se nesër do të fluturojë drejt Finlandës.

- Advertisement -

Në emisionin Frontal të T7, Krasniqi është paraqitur në gjendje të rënduar emocionale dhe ka shpërthyer në lot kur është pyetur për vendimin e tij.

“Kërkoj falje për arsye se… me të vërtetë ndihem keq, por kjo është jeta… nuk kemi derdhë lot, kemi këndu kur na u kanë vrarë shokët e luftës, por çmimi i ikjes qenka shumë i madh”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -

“Edhe, sinqerisht, po e përjetoj rëndë”, ka thënë Krasniqi, i emocionuar.

“Realisht unë nuk humbi, humb Kosova, ka me humbë Kosovë me këto ikje edhe me këtë abuzim që po u ndodh të gjitha kategorive të shëndosha të shoqërisë”, ka thënë tutje ai.

Krasniqi ka thënë se shpreson për ditë më të mira në vend.

- Advertisement -

“Ky është çmimi që duhet ta paguajmë për ta mbajtur ballin lart e kurrizin drejtë”, ka thënë Krasniqi, i cili është edhe i afërm i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. /GazetaExpress

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -