18.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Sinjali i ambasadorit gjerman: Agjenda në KiE mund të ndryshohet në minutën e fundit

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se agjenda e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit. Kosova deri më tani nuk është futur në agjendën e mbledhjes së 17 majit ku kishte pritje se mund të hidhej në votim kërkesa për anëtarësim.

- Advertisement -

Rohde tha se sa më shpejt që Kosova ndërmerr një vendim “të guximshëm” aq më realiste bëhet arritja e mbështetjes.

“Agjenda për mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit.

- Advertisement -

Por sa më shpejt që Kosova të marrë një vendim të guximshëm, aq më realiste është arritja e 2/3 së shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Europës!”, ka shkruar Rohde në X.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -