30.3 C
Pristina
Wednesday, June 12, 2024

Në Rusi ose Serbi’, Babai i Triumf Rizës tregon se ku mund të jetë Enver Sekiraqa

- Advertisement -

Arratisja e Enver Sekiraqës ka qenë e pritshme sipas Shefqet Rizës, babait të Triumf Rizës.

- Advertisement -

Në një prononcim për “Five” të TV Dukagjinit, ai tha se Sekiraqa nuk është dashur asnjëherë të shkojë në arrest shtëpiak dhe se një gjë të tillë vazhdimisht e ka kundërshtuar.

“Ka qenë e pritshme sepse në disa seanca kanë propozu mbrojtja të lirohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak, unë si palë  e dëmtar  kam kundërshtuar disa herë, edhe prokurori ka kundërshtu me ngulm. Sa kemi qenë aty nuk është miratu, papritmas… morëm vesh që gjykata e ka liru, faji është I gjykatës, pse e kanë bërë këtë s’e kam të qartë. E kam quajt këtë një skandal, çdo kush që dënohet mbi 5 vjet s’është e logjikshme të jetë në burg shtëpiak, por duhet në paraburgim. Le ta bajnë barrën organet e drejtë2sisë, të merren me këtë rast, mua më së paku si babë I Triumfit më përket të flasë për të. Ai nuk ka vdek për pikë të qefit, por ka vdekë në mbrojtje të ligjit, ai I ka pri hallkës së drejtësisë”, tha ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -