16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rrëfimi emocionues i profesorit Rrahman Paçarizi për djalin e tij që s’mund t’i ofrohej kur qante

- Advertisement -

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka rrëfyer kësaj radhe në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv”.

- Advertisement -

Duke u ndalur tek momentet e vështira të jetës së tij, ai përmendi disa nga to. Vdekja e nënës së tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme. “Edhe pas 10 vitesh, unë e përjetoj njëjtë dhimbjen për humbjen e saj”, pohoi ai.

Po ashtu, profesori shpalosi edhe një tjetër moment të vështirë, të cilin e quajti ‘përballje me pafuqi’.

- Advertisement -

Se me çfarë ka të bëjë kjo, por edhe pjesën tjetër të këtij rrëfimi emocionues mund ta dëgjoni në videon më poshtë.

VIDEO KËTU]]>

“Në vitin 1980 kam shkuar në Shqipëri me studentë të Fakultetit Teknik, isha e para që do të takoja familjen e nënës, një përgjegjësi e madhe për mua, shqetësim e gëzim në të njëjtën kohë”, kujton Tahiri, e cila shpjegon se para se të nisej për Shqipëri, nëna e saj e kishte shndërruar shtëpinë e saj në Prizren në një hapësirë të dhuratave, pasi që mundohej secilit ti dërgonte diçka nëpërmjet vajzës së saj.

- Advertisement -

Një familje e huaj në shikim të parë, por familje gjaku në anën tjetër. Emocionet e atij viti, Tahiri thotë se e kanë përcjellë për tërë jetën dhe se nuk do ti harrojë asnjëherë.

Mbaj mend se në Shqipëri, kishin një nivel të lartë të kulturës

“Mikpritja ishte e jashtëzakonshme, edhe pse me kushte të vështira, mbaj mend se ata kishin një nivel të lartë të kulturës, më la shumë përshtypje ajo mënyra se ngrinin dollitë, ato ritualet e mëngjesit, të tavolinës…, pastaj, diskutimet, diskutimet më lanë shumë përshtypje”, tregon Edita për takimin e saj të parë me dajallarët, por e njëjta shpjegon edhe faktin se bisedat edhe pse ishin të ngrohta, ishin biseda të përgjithshme dhe jo me një temë të rëndësishme.

“Ata nuk guxonin të shpreheshin lirshëm, bisedonin tema të parëndësishme. Mbaj në mend se vetëm rrugës për në hotel , dajtë më tregonin si fshehtas për jetën e vështirë që e bënin”, kujton Edita, duke plotësuar se dajtë e saj kishin hequr shumë edhe për faktin se ishin kundërshtues të sistemit të Enver Hoxhës, dhe të njëjtit edhe ishin internuar.

Po kthimi i Edita Tahirit në Prizren, pas asaj vizite në Shqipëri nuk ishte interesant vetëm për familjen Tahiri, mysafirë të shumtë ia kishin mësyrë shtëpisë së kësaj familje, që vinin të dëgjonin ndonjë rrëfim për atë shtet, që pothuajse të gjithë e shihnin si një vend të ëndrrave.

Kur u ktheva në Kosovë, u tregova Shqipërinë që e ëndërroja, jo atë Shqipëri që pashë më sytë e mi

“Unë u tregova Shqipërinë që e ëndërroja e jo atë Shqipëri që pashë me sytë e mi. Nuk dëshiroja të ju prishja ëndrrat, sepse të gjithë e idealizonin atë vend. Edhe nënës njësoj i thashë, se Shqipëria ishte e bukur, se jetën e kishin në rregull, se ishin të sistemuar dhe shumë gjëra të bukura. Por nëna ime shpesh më bënte pyetje, dhe insistonte të dinte më shumë për familjen e saj. Ajo interesohej se çfarë bënte ajo familje prej mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Atëherë, më kujtohet se e pata pyet nëse ishte e sigurt të dëgjonte krejt ato që i kisha parë. Dhe, pas miratimit të saj, u ulëm një ditë, kur ishim vetëm ne dyja, dhe e luta që fillimisht të më premtonte se askujt nuk do ti tregonte, sepse pata vendosë që Shqipëria e syve të mi, të mbetej vetëm në mendjen time. Pas premtimit të saj, u rrëfeva, për varfërinë e madhe, për mungesën e shprehjes së lirë, për kushtet e rënda dhe për të gjitha gjërat që kisha parë. Mbaj mend, edhe përkundër faktit se nëna ime njihej për një grua të fortë, pat shpërthyer në lot, dhe u dërmua e tëra. Pas asaj bisede, e di që nëna u pat lënduar shumë dhe iu desh kohë që të rimëkëmbej. Por di edhe faktin tjetër, se unë u pata shndërruar në personin më të afërt me të, në sytë dhe dashurinë e saj, unë u shndërrova në vajzën e familjes që kisha sjellë lajme për familjen e saj, dhe e ndjeja se më trajtonte në mënyrë më të veçantë”, tregon Tahiri.

Jeta vazhdonte me ritmin e njëjtë, ndarja për këto dy familje vetëm sa bëhej më e rëndë, përderisa familje të tjera bënin vizita të rralla. Dhe pikërisht nga disa që kishin shkuar e kthyer nga Shqipëria, erdhën në familjen Tahiri për t’iu treguar një mundësi takimi.

Në vitin 1984 dolëm te kufiri mes ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë, këndej kufirit ishim rreshtuar ne pesë fëmijët dhe të dy prindërit, kurse andej ishte gjyshja me gjashtë dajallarët

“’Po ka raste që familjet po dalin te kufiri dhe po takohen me njëri tjetrin’, kjo ishte informata që na e dhanë. Ishte viti 1984. Mbaj mend se menjëherë u organizuam dhe njoftuam familjen e dajve për këtë takim, caktuam ditën dhe orën dhe pritnim, deri në ditën e takimit ishte një distancë sa një shekull, nëna ime më në fund do të shihte familjen e saj”, tregon Edita, por përderisa kujton këtë moment, asaj i rrjedhin lotët, duke e kujtuar si një ndër momentet më të vështira të jetës së saj.

“Ai moment na ka copëtuar shpirtin, krejt familja ia mësymë kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, këndej kufirit ishim rreshtuar ne pesë fëmijët dhe të dy prindërit, kurse andej ishte gjyshja me gjashtë dajtë. Distanca ishte e madhe, mund të shihnim njëri tjetrin vetëm figurë, dhe për t’ia dëgjuar zërin njëri tjetrit, mbaj mend se gjyshja e pyeti kufitarin e Shqipërisë se si ishte, dhe ne e kuptuam se atë bisedë na adresonte neve, dhe ne më pas vepruam njësoj dhe pyetëm kufitarët e ish Jugosllavisë, ky ishte komunikimi, ishte e vetmja mundësi të dëgjonim zërat këndej e andej kufirit. Bënim kinse po bisedonim me kufitarët, e në fakt qëllimi ishte që të dëgjonim zërin e njëri tjetrit. Ishte një moment shumë i shkurtë. Ishte një bisedë më shumë lot se sa bisedë, ky ishte i vetmi rast që nëna ime pa nënën dhe vëllezërit e saj, ishte shumë tragjike, unë kisha parë nëpër filma, por se kisha menduar se do ta përjetoja edhe vetë një skenë të tillë”, thotë Tahiri, e cila shton se në atë takim distance nuk ishte i pranishëm edhe gjyshi. “Më vonë e kuptuam se ai nuk kishte pas zemër të vinte te kufiri e ta shihte vajzën e tij vetëm prej asaj distance. Ai e kishte dashur shumë nënën time, por e di që edhe nëna ime e ka adhuruar babain e saj”, shpjegon Edita.

Vajza e brishtë e asaj kohe, tashti një grua e rryer edhe në politikë e udhëheqje, kujton se pas atij takimi te kufiri, nëna e saj nuk u përmbajt. Edita Tahiri mendon se ajo periudhë ishte ndoshta periudha më e mërzitur e jetës së saj.

Edita Tahiri kujton detajin më të trishtë të historisë së nënës së saj, se si me martesën e saj u mbyll kufiri, dhe me vdekjen e saj u hap

“Çdo mëngjes zgjohej me ëndrra, e pash atë, e pash këtë në ëndërr. Ëndërronte sikur nisej për Shqipëri, por që kurrë nuk arrinte, por njëjtë shihte në ëndërr që edhe dajallarët tentonin të vinin këndej, por që asnjëherë as në ëndërr nuk arrinte ti takonte. Ëndrrat e saj ishin vetëm nisje, asnjëherë arritje në destinacion”, tregon Edita Tahiri, dhe kujton detajin më të trishtë të historisë së nënës së saj, se si me martesën e saj u mbyll kufiri, dhe me vdekjen e saj u hap. Fadilja mbylli sytë përgjithmonë në vitin 1989, përderisa babai i Editës kishte vdekur dy vite më herët. Dhe pikërisht në vitin 1990 u hap kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, por Fadilja nuk ishte më ta përjetonte këtë hapje të portave.

Dhe nisë një epokë e re për Editën, si një grua ambicioze, ajo zgjidhet anëtare e kryesisë së LDK-së, por para se të merrte pozitën, duke e pas parasysh se rrugëtimi i saj do të kërkonte shumë angazhim, ajo bëri një kërkesë. “Nuk e nisi punën pa shkuar njëherë në Shqipëri, dua të takoj familjen e nënës sime”, ishte kushti i Edita Tahirit, e cila shkoi dhe qëndroi atje për tre javë. Gjyshen e kishte ende gjallë, përderisa nëna e saj kishte shkuar me mallin e saj.

Në vitin 1990 shkova përsëri në Shqipëri, takova gjyshen, takimi te kufiri e kishte lënë me pasoja

“Qëndrova për tre javë atje, takova gjyshen, dajallarët dhe tezet e mia. Por mbaj në mend që për aq kohë sa qëndrova, gjyshja ime vazhdimisht e mbante dorën në fytyrë. Fillimisht mendova se është punë shprehie, por më pas mu zgjua kureshtja. Pyeta njërin nga dajallarët e mi, se pse gjyshja mban dorën e saj vazhdimisht në fytyrë. ‘Nuk dëshiron të ja shohësh fytyrën, gjysmën e fytyrës e ka të paralizuar. Atë vit që kemi dalë te kufiri, prej dhimbjes së madhe që pa Fadilen, ajo pësoi paralizë në tërë trupin, me kohë, trupi ju lëshua, por gjysma e fytyrës jo’ më tregoi daja, për atë takim kufiri që nënën time kishte rrënuar emocionalisht, kurse gjyshen e kishte gjymtuar edhe në trup”, tregon Edita Tahiri, e cila kujton se gjyshja jetoi edhe tetë vite pas hapjes së kufirit me Kosovës dhe Shqipërisë.

Krejt këtë mall pesëdhjetëvjeçar, dy familjet e shuan me vajtje ardhjet, deri në normalizim të raporteve, ku Edita Tahiri tregon se tashmë shkojnë e vijnë, sa herë që u jepet mundësia këtyre dy familjeve.

Tashti, kur Edita Tahiri ka punuar shumë në politikë e udhëheqje, si një mbesë Shqipërie, në intervistën e dhënë për KultPlus thotë se ajo ndihet e të dy anëve. Por ajoi tregon se festat i feston me flamur të Shqipërisë, dhe në të njëjtën kohë, ka pak zili për ata që jetojnë në Shqipëri, sepse ai vend sikur e ngroh pak më shumë, dhe një ditë, kur të vjen koha e memoareve, Edita Tahiri mendon të zhvendoset jo andej kufirit, por në vendin ku e ndjen si vendin e saj./KultPlus.com

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -