9.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Profesori i Parisit: Borrell e Lajçak janë organikisht kundër Kosovës

- Advertisement -

Analisti Nezir Kraki e ka potencuar sërish që Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell janë kundër Kosovës.

- Advertisement -

“Njerëzit thonë se këta janë përfaqësues të BE-së dhe z. Lajçak dhe z.Borrell nuk e përfaqësojnë veten”, ka thënë Kraki në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Nuk qëndron ajo. Një përfaqësues diplomatik dhe aty është edhe me bindjet e tij personale dhe me prapavijën e tij personal politik e diplomatike, dhe zotëri Lajcak dhe z. Borell janë dy personazhe organikisht anti-Kosovë, të cilët kanë qenë ministra të punëve të jashtme në shtet nga vijnë. Në momentin kur ne kërkonim njohje dhe pranim ndërkombëtar, të dy kanë bërë fushata politike masive dhe intensive në vendet nga vijnë kundër pavarësisë së Kosovës dhe të dy ende janë të bindur që Kosova nuk e ka merituar pavarësinë dhe Kosova nuk meriton të jetë e pavarur dhe kur e ke atë bindje të thellë në fakt je paralelisht i bindur që Serbia nuk e ka meritu me e humbë Kosovën dhe kur je në pozitë me i ndihmu Serbisë me çfarëdo forme që është e mundur, normalisht që i ndihmon Serbisë me e korrigju një gabim sipas Lajcakut, sipas Borellit ,një gabim apo një padrejtësi që i është bërë Serbisë”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -