15.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Prishtina mbushet me thirrje për protesta kundër Albin Kurtit, shfaqet me hundë të pinokut

- Advertisement -

Partia Socialdemokrate (PSD), ka vendosur sot banera të shumtë në kryeqytet.

Në disa lokacione të ndryshme, PSD vendosi banerë me figurën e kryeministrit Albin Kurti, i cili duket si “Pinokio”, një personazh i njohur i filmave vizatimor që aty njihet për “gënjeshtra”.

- Advertisement -

Këto banera janë vendosur si thirrje dhe njoftim për mbajtjen e protestës kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Protesta e thirrur nga PSD pritet të mbahet të shtunën, në sheshet kryesore të Prishtinës.

- Advertisement -

Në lidhje me paraqitjen e Kurtit me një figurë të tillë si “Pinokio” nga PSD është shpjeguar kësisoj.

“Hunda e gjatë e kryeministrit Kurti është rruga e tij e gjatë e mashtrimit e popullizmit edhe e gënjeshtrës së tij në raport me dialogun me Serbinë. I gjithë pushteti i tij sa ishte në opozitë ishte dialogu me Serbinë, kundërshtimi i këtij dialogu, protestat më të mëdha kanë qenë të organizuar nga ai kundër ‘Zajednicës’, çka po ndodh sot është pranim i të gjitha atyre marrëveshjeve që ai i ka kundërshtu dhe pranim i ‘Zajednicës’”, u tha nga PSD.

- Advertisement -

Protesta në fjalë është thirrur pak ditë pas takimit që Kurti pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Ohër.

Në këtë takim palët thuhet se patën dakordim në lidhje me zbatimin e planit evropian, por që pala serbe refuzoi të nënshkruajë një marrëveshje të tillë./Lajmi

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -