Piloti i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Edmond Smajli, sapo ka marrë një lajm emocionues. Të premten, ai mësoi se do t’i jepet mundësia të vazhdojë karrierën e tij si pilot duke fluturuar A-10 Warthog.
Në njoftimimin në Facebook, Smajli shprehu mirënjohjen e tij për familjen, miqtë dhe mentorët e tij që e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tij.
A-10 Thunderbolt, i njohur gjithashtu si “Warthog” u përdor gjerësisht gjatë Operacionit Stuhia e Shkretëtirës, në mbështetje të operacioneve të NATO-s në përgjigje të luftës në Kosovë.
- Advertisement -
Të premten arrita në një pikë kthese të madhe në jetën time për të zbuluar se jam bekuar me mundësinë për të vazhduar karrierën time në fluturimin e A-10 Warthog! Jam shumë mirënjohës për familjen, miqtë dhe mentorët e mi që kanë duruar së bashku me mua vështirësitë e stërvitjes dhe atë që u desh për të arritur këtu. Njeriu…. shumë i emocionuar për atë që vjen më pas!